TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Raporti i Auditorit, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti 1,8 miliardë euro

by Tëvë1
29 minuta ago
0
A A
​Raporti i Auditorit, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti 1,8 miliardë euro

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës Vlora Spanca ka prezantuar sot në Kuvendin e Kosovës raportin e auditimit vjetor për vitin 2025 mbi menaxhimin e fondeve publike.

Spanca tha se raporti përmban dy shtylla kryesore –auditimi vjetor financiar i qeverisë për buxhetin 2025, i cili përfshin opinionin e auditimit, gjetjet kryesore dhe rekomandimet, ndërsa shtylla e dytë përfshin rezultatet e auditimeve individuale të institucioneve publike.

“Në tërësi rezultatet tregojnë se ka pasur përmirësime në disa fusha, por vazhdojnë të jenë të pranishme mangësitë që kërkojnë ndërhyrje dhe përgjegjësi më të madhe institucionale. Nga auditimit i raportit vjetor financiar të Qeverisë për 2025, kemi vlerësuar se cilësia e raportimit financiar ka shënuar përmirësime ndër vite dhe se raportimi është në përputhje me standardet dhe kornizën ligjore përkatëse në aspektet e vlerësuara. Megjithatë, në bazë të rezultateve të auditimit, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të kualifikuar. Ky opinion nënkupton se raporti vjetor financiar paraqet një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale. Çështjet kryesore që kanë ndikuar në këtë opinion lidhen me klasifikimin jo të duhur të shpenzimeve, pasuritë, llogaritë dhe detyrimet e raportuara. Së pari, është evidentuar, klasifikimi adekuat i shpenzimeve në vlerë prej 77,4 milionë euro, prej kësaj 58,5 milionë euro lidhen me pagesat e realizuara në bazë të vendimeve gjyqësore nga kategori jo adekuate buxhetore, kryesisht për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata kolektive në nivel komunal… Pjesa tjetër përfshin buxhetimin jo adekuat në vlerë 4,5 milionë eurove dhe keq-klasifikimet e shkaktuara nga vetë organizatat buxhetore në vlerë prej 14,4 milionë eurove. Së dyti, është evidentuar mbivlerësimi i pasurive në vlerë prej 33,5 milionë eurove, së treti janë identifikuar mangësi në raportimin e zërave të tjerë financiarë, përfshirë nënvlerësimin e llogarive të arkëtuara në vlerë prej 4,4 milionë eurove, mbivlerësimin e detyrimeve të papaguara në vlerë prej 2,8 milionë euro dhe mbivlerësimin e detyrimeve dhe kontingjenteve në vlerë afro 30 milionë euro. Këto çështje tregojnë se pavarësisht arritjeve, nevojitet forcimi i kontrolleve të brendshme”, tha Spanca.

Spanca tha se në raporti ofron një pasqyrë të rëndësishme të realizimit të buxhetit dhe gjendjes së financave publike gjatë vitit 2025.

Ajo tha se të hyrat buxhetore kanë arritur mbi tre miliardë e 512 milionë eurosh krahasuar me 2024, ato janë rritur për rreth 9 për qind, ndërkohë shpenzimet buxhetore po ashtu janë rritur për 9 për qind krahasuar nga buxheti final, prej 3 miliardë e 848 milionë euro janë realizuar 91 për qind.

Sa i përket deficitit buxhetor, auditorja Spanca tha se kufiri i përcaktuar me ligj është respektuar dhe deficiti i planifikuar ishte 224 milionë euro ose rreth 2 për qind e Bruto Produktit Vendor, ndërsa deficiti sipas realizimit përfundimtar të buxhetit ishte rreth 7,8 milionë euro ose 0,07 për qind të Bruto Produktit Vendor.

“Borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti 1,8 miliardë euro duke shënuar rritje prej 80,4 milionë euro apo 4,6 për qind krahasuar me vitin paraprak (2024). Në raport për BPV, borxhi shtetëror ishte 16,5 për qind – pra brenda kufirit ligjor prej 40 për qind”, tha Spanca.

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës tha se ekzistojnë vonesa në zbatimin e projekteve si rezultat i ndryshimeve të çmimeve në treg, por edhe si rezultat i planifikimeve të dobëta.

Paraprakisht, në seancën e sotme të Kuvendit, shefi i GP të PDK-së Arian Tahiri kërkoi që raportimi i auditores së përgjithshme të mbahet në seancën e radhës, për shkak të mungesës së kryeministrit dhe ministrit të Financave, por kërkesa e tij nuk kaloi në votim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti insiston se Dehari u vra, familja kërkon drejtësi

Kurti insiston se Dehari u vra, familja kërkon drejtësi

Çitaku për Letrën e Gërvallës për KiE: Fillimisht mendova se ishte fake news

Çitaku: Çlirimtarët kanë qenë të braktisur nga shteti

Veteranët aksion simbolik para zyrës së BE-së në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Veteranët aksion simbolik para zyrës së BE-së në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Tensione në seancë-shfaqen pamjet e konfliktit “Capat-Sekiraqët”, ku u vra Premtim Gashi

Nura mohon përplasjet në PDK: Hamza u tërhoq për arsye shëndetësore

Nura mohon përplasjet në PDK: Hamza u tërhoq për arsye shëndetësore

Zelensky shpreson për më shumë mbështetje amerikane pas fitores së demokratëve në Kongres

Zelensky shpreson për më shumë mbështetje amerikane pas fitores së demokratëve në Kongres

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Ndalet për 48 orë një person në Prishtinë, dyshohet se mashtroi shtetas norvegjezë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën