TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tensione në seancë-shfaqen pamjet e konfliktit “Capat-Sekiraqët”, ku u vra Premtim Gashi

Pamjet e natës kritike të konfliktit mes dy grupeve “Capat dhe Sekiraqët”, në të cilën mbeti i vrarë Premtim Gashi, janë bërë publike sot. Megjithatë, Gjykata urdhëroi mediat që të mos i transmetojnë. Këtë e kundërshtoi njëri prej të akuzuarve, Salih Sekiraqa.

by Lindrit Zejnullahu
5 minuta ago
0 0
A A

Nga përplasje mes dy grupeve të njohura si “Capat dhe Sekiraqët”, në shtatorin e vitit 2024 mbeti i vrarë Premtim Gashi.

Pamjet e gjithë asaj që ndodhi në natën kritike, u publikuan sot në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Megjithatë, gjykata ndaloi publikimin e tyre.

Me këtë nuk u pajtua Salih Sekiraqa, një prej të akuzuarve kryesor.

“Edhe unë jam pro për atë dëmin për të ndjerin që ka ndodhë mos me e publiku, por jo për sulmin që është bërë se te ne kur po vjen ose dënimi ose lirimi prej popullit, në emër të popullit fjalën e fundit…. Por kur është bërë sulmi sa armatimi, duhet me ditë populli…”, u shpreh i akuzuari.

Kërkesa e Sekiraqës nuk u aprovua.

Elaborimi i provave nga prokurori, solli një përplasje të tij me kryetaren e trupit gjykues, Fatmie Dërmaku.

“Kënd e ka vra Salih Sekiraqa, kënd e ka vra Fatos Abazi, kënd e ka plagosë Korab Gashi apo Valdrin Ademi… Jo, jo të gjithë, jo prokuror dëgjomë të lutem, specifikona në këtë shqyrtim gjyqësor veprimet inkriminuese sepse iu kam thënë në fillim, pa specifikim të veprim inkriminues të secilit të pandehur, çfarë aktgjykimi kemi me marrë”, tha gjyqtarja Dërmaku.

“Zonja gjyqtare unë e specifikova çfarë kanë vepru”, u shpreh ai.

“O prokuror, kur të flas unë ti ndalesh, e ke bë një aktakuzë, Korab Gashi akuzohet së bashku me tjerët ka dashtë ta privojë nga jeta këtë këtë, po me armë a iu ka gjetë armë?, ishte reagimi i gjyqtares.

“Jo, ne kemi thënë prej fillimit se arma është e panjohur”, tha prokurori Zeqaj.

Prokurori Bashkim Zeqaj, shpjegoi se si nisi e gjithë ngjarja.

“Tash momentin që zbresin prej veturës, së paku tetë persona shihen se Prokuroria ka arritë me kuptu që janë së paku tetë persona. Roberti, ata veç kanë fillu me ardhë, Roberti veç po gjuan e shihni… vazhdon shihni Robertin shkon te vetura Opel Zafira e gjithë të pandehurit hynë te lokali ‘From’”, sqaroi ai.

Po ashtu, ai shfaq edhe momentin kur është kryer vrasja duke treguar veprimet e të akuzuarve.

“Ky është Robert Llumnica, me kapelë, e ndërron karikatorin e armës… Ata janë duke e gjuajtur, janë duke u shkëmby armët në të dy anët… I ndjeri Premtim Gashi dhe i pandehuri Robert e ekzekuton nga afërsia”, tha ai.

Pas prokurorisë, radhën për paraqitjen e versionit të saj, e pati mbrojtja e të akuzuarve.

Kritika për video-incizimin e publikuar nga prokuroria, pati avokati i të akuzuarit Valdrin Ademi, Driton Musliu.

Seanca vazhdoi me fjalën e mbrojtjes, të cilët kundërshtuan provat e paraqitura nga prokuroria.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti insiston se Dehari u vra, familja kërkon drejtësi

Kurti insiston se Dehari u vra, familja kërkon drejtësi

Çitaku për Letrën e Gërvallës për KiE: Fillimisht mendova se ishte fake news

Çitaku: Çlirimtarët kanë qenë të braktisur nga shteti

Veteranët aksion simbolik para zyrës së BE-së në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Veteranët aksion simbolik para zyrës së BE-së në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Nura mohon përplasjet në PDK: Hamza u tërhoq për arsye shëndetësore

Nura mohon përplasjet në PDK: Hamza u tërhoq për arsye shëndetësore

Partitë arabe mbështesin Eisenkotin për kryeministër, ndërsa Netanyahu humb mbështetjen e ultraortodoksëve

Partitë arabe mbështesin Eisenkotin për kryeministër, ndërsa Netanyahu humb mbështetjen e ultraortodoksëve

Kurti insiston se Dehari u vra, familja kërkon drejtësi

Kurti insiston se Dehari u vra, familja kërkon drejtësi

Çitaku për Letrën e Gërvallës për KiE: Fillimisht mendova se ishte fake news

Çitaku: Çlirimtarët kanë qenë të braktisur nga shteti

Veteranët aksion simbolik para zyrës së BE-së në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Veteranët aksion simbolik para zyrës së BE-së në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Tensione në seancë-shfaqen pamjet e konfliktit “Capat-Sekiraqët”, ku u vra Premtim Gashi

Tensione në seancë-shfaqen pamjet e konfliktit “Capat-Sekiraqët”, ku u vra Premtim Gashi

Nura mohon përplasjet në PDK: Hamza u tërhoq për arsye shëndetësore

Nura mohon përplasjet në PDK: Hamza u tërhoq për arsye shëndetësore

Zelensky shpreson për më shumë mbështetje amerikane pas fitores së demokratëve në Kongres

Zelensky shpreson për më shumë mbështetje amerikane pas fitores së demokratëve në Kongres

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën