Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përshëndetur fitoren dërrmuese të demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke shprehur shpresën se ndryshimi në Kongres mund të përkthehet në një mbështetje më të madhe të SHBA-së për vendin e tij.
Duke folur për transmetuesin gjerman ZDF , Zelensky tha se Partia Demokratike ka qenë e qartë në lidhje me angazhimin e saj për të mbështetur Ukrainën dhe për të forcuar lidhjet midis Uashingtonit dhe Evropës.
“Jam gjithashtu mirënjohës ndaj republikanëve, por demokratët flasin shumë qartë për mbështetjen e Ukrainës, për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Ata flasin për ripërtëritjen e lidhjeve midis SHBA-së dhe Evropës… Kjo është arsyeja pse ka shpresë se do të arrihet një ekuilibër pushtetesh dhe se do të marrim më shumë mbështetje”, tha ai.









