Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlindës është konstituar sot në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni, i cili kryesohet nga Burim Ramadani, pritet të shqyrtojë veprimet institucionale dhe rrethanat që kanë paraprirë rastit tragjik.
Ramadani është zotuar publikisht se komisioni do të punojë mbi faktet dhe argumentet reale mbi vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai po ashtu tha se pret që puna e komisionit të mos politizohet.
Ramadani njoftoi se në komision përfshihen tri faza, faza e hetimeve që përfshin mbledhjen e provave, vlerësimin e hetimeve dhe përgatitjen e raportit final.
Nënkryetar i komisionit hetimor është Adnan Rrustemi. Anëtarët janë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu, Adelinë Tërshani, që të gjithë nga VV, Besa Kabashi-Ramaj, Eman Rrahmani nga PDK, Doarsa Kica-Xhelili LDK, Jovana Radosavleviq Lista Serbe, Emilia Rexhepi nga Grupi Multietnik.
Kujtojmë se 11 zyrtarë policorë janë suspenduar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, ndërsa janë suspenduar kryeprokurorja dhe prokurorja në Pejë. Ndërkohë, dorëheqje ka dhënë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha./teve1.info/









