TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu kërkon hetime ndaj zyrtarëve të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Haxhiu kërkon hetime ndaj zyrtarëve të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen si dëshmitarë nga komisioni hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, t’u përgjigjen kërkesave të këtij komisioni.

Pas mbledhjes së kryesisë, ku në të njëjtën kohë po mbahej edhe takimi i parë i këtij komisioni, Haxhiu bëri të ditur se do të jetë në dispozicion të plotë për të mbështetur punën e tij.
Shqetësuese për të mbetet, siç tha ajo, pse ende Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka suspenduar asnjë zyrtarë.

“Komisioni hetimor po mban takimin e tij të parë për të vlerësuar, trajtuar për hetime nën të gjitha procedurat për rastin e vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt. Si kryetare e Kuvendit, do të jem në dispozicion të plotë për të trajtuar kërkesat që komisioni hetimor ka. Unë pres të gjithë zyrtarët që do të jenë në listën e dëshmitarëve të këtij komisioni, që të vijnë dhe t’i përgjigjen kërkesave të komisionit hetimor. Padyshim që Prokuroria do të duhej të merrej me hetimin në këtë rast, përkatësisht që Prokuroria Speciale të jetë e angazhuar për të bërë hetimin në raport me veprimet e mosveprimet. Komisioni hetimor është një mekanizëm shtesë që do të përpiloj në fund një dokument dhe ta drejtoj në Prokurorinë përgjegjëse”, tha Haxhiu.

Haxhiu përmendi, përveç KGJK-së, edhe mosveprimet e kryetarit të komunës së Pejës dhe drejtorisë përkatëse për mirëqenie. Ajo tha se kryetari Gazmend Muhaxheri nuk ka dërguar raport me ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarëve përgjegjës.

Haxhiu e sheh shqetësuese mosveprimin e kryetarit të komunës së Pejës.

“Secili institucion ka përgjegjësitë e veta, unë vlerësoj faktin që tani janë suspenduar kryeprokurorja e Pejës dhe zëvendësja e saj, që 11 policë janë suspenduar. Mbetem në shqetësim sepse Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk ka vepruar dhe as komuna e Pejës. As kryetari i komunës, as drejtoria përkatëse për mirëqenie që ka në monitorim QPS-në nuk ka dërguar raport me ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarëve përgjegjës”, tha ajo.

Kujtojmë, sot është konstituar komisioni hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt. Kryetari i komisionit, Burim Ramadani njoftoi se në komision përfshihen tri faza, faza e hetimeve që përfshin mbledhjen e provave, vlerësimin e hetimeve dhe përgatitjen e raportit final.

Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, nga kunati i saj. 11 zyrtarë policorë janë suspenduar në lidhje me rastin. Po ashtu, janë suspenduar kryeprokurorja dhe prokurorja e Pejës, ndërsa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Tags: HaxhiuKGJKKomuna e PejësTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada britanike: Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë duhet të hetohen

Ambasada britanike: Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë duhet të hetohen

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Aleanca: Humbja e fondeve nga BE-ja, dështimi i radhës i Qeverisë

OJQ-të në Gjakovë protestojnë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre

OJQ-të në Gjakovë protestojnë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre

Presidentja Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Presidentja Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën