Sulmuesi Vedat Muriqi do të mbetet pjesë e Fenerbahçes dhe do ta respektojë deri në fund kontratën me ekipin nga Turqia.
Bëhet e ditur se Fenerbahçe nuk e ka ndërmend ta largojë apo ta huazojë Muriqin pas interesimit të skuadrës së Valencias për shërbimet e tij.
Ekipi nga La Liga është raportuar se po synon të paktën huazimin e Muriqit në afatin kalimtar të janarit por te Fenerbahçe e vlerësojnë sulmuesin kosovar si lojtar tejet të rëndësishëm.
Muriqi para fillimit të këtij sezoni u rikthye te Fenerbahçe, ekip që pagoi 15 milionë euro për transferimin e tij nga Mallorca, ku shkëlqeu sezonin e shkuar.
Në sezonin aktual, Muriqi ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 2 asistime në të gjitha garat për Fenerbahçen dhe ka kontratë me ekipin turk deri në vitin 2029.











