TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kërkon hetim të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo kishte paralajmëruar për rrezikun

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Kurti kërkon hetim të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo kishte paralajmëruar për rrezikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se viktima kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj vetëm tri ditë para se të vritej.

Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, por nuk e kishte marrë mbrojtjen e nevojshme për të shpëtuar jetën.

“Një bashkëqytetare e jona kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje. Vrasja mizore e Arlinda Zekajt është tronditëse për të gjithë ne”, deklaroi Kurti, raporton Klankosova.tv.

Kryeministri përmendi se më 22 tetor, vetëm tri ditë para vrasjes, Zekaj i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun me të cilin po përballej.

Sipas tij, këto rrethana kërkojnë një hetim të plotë për të sqaruar se si është trajtuar kërkesa e viktimës dhe nëse institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta mbrojtur atë.

“Tri ditë para se të vritej, Arlinda i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj. Këto rrethana kërkojnë hetim të plotë dhe të menjëhershëm, ndërkohë që dorasi është në arrati”, theksoi Kurti.

Ai kërkoi që Prokuroria dhe institucionet e tjera përgjegjëse të japin përgjigje për mënyrën se si janë trajtuar paralajmërimet e viktimës dhe nëse janë ndërmarrë masa konkrete për parandalimin e tragjedisë.

Kurti nënvizoi se çdo shkelje e mundshme duhet të zbardhet dhe përgjegjësitë të identifikohen përmes hetimit.

“Çdo shkelje duhet të zbardhet”, përfundoi kryeministri nga foltorja e Kuvendit.

Tags: albin kurtiarlinda zekajtkuvendiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada britanike pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

Ambasada britanike pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

​Vrasja e Arlinda Zekajt, Haziri kritikon qeverinë për dështim, reagon Haxhiu: Keni qeverisur, kurrë asnjë veprim

​Vrasja e Arlinda Zekajt, Haziri kritikon qeverinë për dështim, reagon Haxhiu: Keni qeverisur, kurrë asnjë veprim

Fitorja e Listës Studentore, çfarë qëndrimi ka kjo listë karshi Kosovës?

Fitorja e Listës Studentore, çfarë qëndrimi ka kjo listë karshi Kosovës?

Mirëmbajtësi e zë me pagë zyrtarin me përgjegjësi në “Infrakos”, ndalohet qarkullimi i trenit për një orë

Tragjedia në Pejë, QPS dështoi ta mbrojë viktimën

Tragjedia në Pejë, QPS dështoi ta mbrojë viktimën

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën