Këto momente, llogariten të jenë shkëndijat e një akti të rëndë.
Zënka mes grupeve në një lokal në Lipjan në gushtin e vitit 2022 në Lipjan, përfundoi me vrasjen e Dardan Gashit, 22 vjeçar.
Ky është momenti i zënkës, që i parapriu vrasjes.
Ky akt sipas prokurorisë është kryer nga Muhamet Gashi, në bashkëkryerje me Gazmend Selimi.
Këtë të fundit, arriti ta identifikonte përmes pamjeve të shfaqura në gjykatore, dëshmitari i ngjarjes.
“Po doket sikur me kon Gazi, në bazë të pamjes nga mbrapa, pa flokë e në maicë.”
Ky dëshmitar, e identifikoi edhe dorasin, Muhamet Gashi, i cili vazhdon të jetë i kapashëm për organet e drejtësisë.
“Kush është ky person i veshur me ngjyrë hiri?”, ka thënë përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Kujtim Kërveshi.
“Domethënë personi që ka gjujtë, dorasi, vrasësi. Meti a Muhameti”, ka thënë dëshmitari, Dren Krasniqi.
Në gjithë këtë situatë, Dren Krasniqi, kishte hyrë në mes duke u munduar të qetësojë situatën.
“Kur kom hy në mes kom pa që ka tension mes palëve. Palët janë kon Dardani me djalin e mixhës edhe pala tjetër kanë qenë Gazi edhe Meti”, theksoj tutje dëshmitari, Dren Krasniqi.
Sipas dëshmitarit, në tentativën për ta qetësuar situatën kishte pasur bisedë me Dardanin, tani të ndjerin.
“Kam qenë në mënyrën veç me qetësu deri nesër, deri sa të kaloin vrull i nerovëz, edhe ka ardhë vëllau i vet, vëllau i Dardanit në momentin kur kam qenë duke biesdue me Dardanin. Mandej ka ardhë vllau Dardanit. Ka ardhë me pytjen ku osht Gazi, edhe u kon nervoz” , tha dëshmitari, Dren Krasniqi.
Në këtë seancë, dëshmoi edhe pronari i lokalit, sipas të cilit distanca kohore mes përleshjes dhe gjuajtjes me armë ishte çështje minutash.
“Mas kësaj turmës që e pamë, mas sa kohe kanë ndodhë krismat e armës?”, ka pyetur avokatja e të akuzuarit, Elena Dragusha.
“Me thanë diku 10 minuta, po s’muj me ditë saktë”, tha dëshmitari, Fitim Krasniqi.
Në këtë seancë ishte planifikuar të dëgjoheshin edhe dy dëshmitarë të tjerë, por të cilët Gjykata nuk ka arritur t’i sigurojë.






