TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë ndodhi në lokal ku u vra një 22 vjeçar në Lipjan në gusht të 2022?

Janë dëgjuar dëshmitarët e fundit në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, në një lokal në Lipjan, në gusht të vitit 2022. Ata identifikuan dy kryerësit e veprës penale përmes pamjeve të shfaqura nga nata kritike.

by Florijeta Dernjani
1 orë ago
0 0
A A

Këto momente, llogariten të jenë shkëndijat e një akti të rëndë.

Zënka mes grupeve në një lokal në Lipjan në gushtin e vitit 2022 në Lipjan, përfundoi me vrasjen e Dardan Gashit, 22 vjeçar.

Ky është momenti i zënkës, që i parapriu vrasjes.

Ky akt sipas prokurorisë është kryer nga Muhamet Gashi, në bashkëkryerje me Gazmend Selimi.

Këtë të fundit, arriti ta identifikonte përmes pamjeve të shfaqura në gjykatore, dëshmitari i ngjarjes.

“Po doket sikur me kon Gazi, në bazë të pamjes nga mbrapa, pa flokë e në maicë.”

Ky dëshmitar, e identifikoi edhe dorasin, Muhamet Gashi, i cili vazhdon të jetë i kapashëm për organet e drejtësisë.

“Kush është ky person i veshur me ngjyrë hiri?”, ka thënë përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Kujtim Kërveshi.

“Domethënë personi që ka gjujtë, dorasi, vrasësi. Meti a Muhameti”, ka thënë dëshmitari, Dren Krasniqi.

Në gjithë këtë situatë, Dren Krasniqi, kishte hyrë në mes duke u munduar të qetësojë situatën.

“Kur kom hy në mes kom pa që ka tension mes palëve. Palët janë kon Dardani me djalin e mixhës edhe pala tjetër kanë qenë Gazi edhe Meti”, theksoj tutje dëshmitari, Dren Krasniqi.

Sipas dëshmitarit, në tentativën për ta qetësuar situatën kishte pasur bisedë me Dardanin, tani të ndjerin.

“Kam qenë në mënyrën veç me qetësu deri nesër, deri sa të kaloin vrull i nerovëz, edhe ka ardhë vëllau i vet, vëllau i Dardanit në momentin kur kam qenë duke biesdue me Dardanin. Mandej ka ardhë vllau Dardanit. Ka ardhë me pytjen ku osht Gazi, edhe u kon nervoz” , tha dëshmitari, Dren Krasniqi.

Në këtë seancë, dëshmoi edhe pronari i lokalit, sipas të cilit distanca kohore mes përleshjes dhe gjuajtjes me armë ishte çështje minutash.

“Mas kësaj turmës që e pamë, mas sa kohe kanë ndodhë krismat e armës?”, ka pyetur avokatja e të akuzuarit, Elena Dragusha.

“Me thanë diku 10 minuta, po s’muj me ditë saktë”, tha dëshmitari, Fitim Krasniqi.

Në këtë seancë ishte planifikuar të dëgjoheshin edhe dy dëshmitarë të tjerë, por të cilët Gjykata nuk ka arritur t’i sigurojë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka Pula: Përfaqësimi më i madh i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë do të fuqizonte zërin e tyre

Shiroka Pula: Përfaqësimi më i madh i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë do të fuqizonte zërin e tyre

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Pretendonte të ishte punonjës i AKI-së, përfundon në pranga një person

Afro 84 milionë euro për elektrofiltrat në “Kosova B”, Rizvanolli dhe Schuebel vizitojnë termocentralin

Afro 84 milionë euro për elektrofiltrat në “Kosova B”, Rizvanolli dhe Schuebel vizitojnë termocentralin

Shiroka Pula takon Kryeprokurorin e Shtetit dhe drejtuesit e sistemit prokurorial e gjyqësor, në fokus sundimi i ligjit

Shiroka Pula takon Kryeprokurorin e Shtetit dhe drejtuesit e sistemit prokurorial e gjyqësor, në fokus sundimi i ligjit

Putini pranon të rifillojë bisedimet trepalëshe me Ukrainën dhe SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

“Ditari” 21.10.2026

“Ditari” 21.10.2026

Afro 84 milionë euro për elektrofiltrat në “Kosova B”, Rizvanolli dhe Schuebel vizitojnë termocentralin

Afro 84 milionë euro për elektrofiltrat në “Kosova B”, Rizvanolli dhe Schuebel vizitojnë termocentralin

Shiroka Pula takon Kryeprokurorin e Shtetit dhe drejtuesit e sistemit prokurorial e gjyqësor, në fokus sundimi i ligjit

Shiroka Pula takon Kryeprokurorin e Shtetit dhe drejtuesit e sistemit prokurorial e gjyqësor, në fokus sundimi i ligjit

Bill Gates parashikon se vetëm tre profesione do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale

Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga inteligjenca artificiale, rreziku më i madh për njerëzimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën