TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fjalimi i Konjufcës në OKB, opozita me kritika-pushteti me lëvdata

E opozita e ka kritikuar këtë paraqitje të kryediplomatit Glauk Konjufca në Këshillin e Sigurimit. Sipas tyre, Konjufca do të duhej të fliste më shumë për aktgjykimin e padrejtë të Gjykatës Speciale. Mirëpo, kështu nuk mendojnë edhe nga partia në pushtet, që për Konjufcën patën vetëm lëvdata.

by Arlind Beqiraj
1 orë ago
0 0
A A

Opozita me kritika dhe pushteti me lëvdata.

Kështu është komentuar në Kosovë, paraqitja e ministrit të punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kritika opozitare kryesisht ndërlidhet me qëndrimin që dha  Konjufca në OKB, për aktgjykimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, vlerëson se Konjufca u tregua i rezervuar në mbrojtjen e ish-krerëve.

“Mënyra se si është trajtuar aktgjykimi ndaj krerëve dhe vet historisë së Kosovës ka qenë e papranueshme nga ministri Konjufca. 81 vjet burg, nuk mund të kalohen me dy fjali diplomatike, është dashur që të përmenden me emra ashtu siç ka pasur edhe mundësinë në KS të OKB-së, është një platformë ku e dëgjon e tërë bota” , tha ajo.

Kritika për paraqitjen e Konjufcës pati edhe nga Aleanca.

Daut Haradinaj nga kjo parti, tha se në Këshillin e Sigurimit nuk u prezantua mjaftueshëm e vërteta për luftën e Kosovës dhe sakrifica për liri.

“Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri. Marre, Glauk! Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë!”, u shpreh Haradinaj.

Por, ndryshe nga opozita, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e vlerësoi lart paraqitjen e Konjufcës në Këshillin e Sigurimit.

“Konjufca ka bërë një prezantim dinjitoz të Republikës së Kosovës, është për keqardhje të shohim se Serbia dhe përfaqësuesit e saj vazhdojnë të viktimizohen, të flasin të pavërteta… Fatkeqësia për Kosovën është që deputetet e opozitës në atë kohë, 82 deputetë kanë mundësuar krijimin e Gjykatës Speciale dhe disa nga ata deputetë që kanë votuar edhe sot vazhdojnë të paraqiten me deklarata thuajse nuk ka ndodhur asgjë”, ishte vlerwsimi i Nagavcit.

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të Konjufcës, sipas analistes politike Adelina Hasani, ishte ajo për sulmin terrorist në Banjskë.

“Konjufca e tregoi një realitet që po ndodh në Kosovë, sidomos duke i përmendur edhe krimet që kanë ndodhur në Kosovë… Dhe është e rëndësishme për me i përmend krimet sistematike që po ndodhin në Kosovë, ku përmendet edhe rasti i Banjskës dhe deklarata skandaloze që vijnë nga qeveritarët në Serbi”, u shpreh ajo.

​Në OKB kryediplomati Konjufca, gjithashtu foli edhe për kërcënimet serbe ndaj Kosovës, të cilat sipas tij, ekspozojnë synimet e Serbisë për ekspansion territorial.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani për dorëheqjen e Hamzës: Është vonuar, pas tri palë zgjedhjeve të humbura

Nimani për dorëheqjen e Hamzës: Është vonuar, pas tri palë zgjedhjeve të humbura

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për që tentoi të kryejë grabitje në një barnatore në Pejë

Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

Konushevci: Mosmiratimi i 1 milion eurove shtesë s’nënkupton mungesë financimi për protezat e invalidëve të luftës

Nisin sulmet me gurë dhe molotovë te Kryeministria

Nisin sulmet me gurë dhe molotovë te Kryeministria

Bizneset e prekura gjatë protestave në Tiranë, 90 subjekte të dëmtuara, humbjet arrin deri në 18 milionë lekë

Jashari: Me dorëheqjen e tij, Hamza tregoi përgjegjësi dhe i hapi rrugë zgjedhjes së lidershipit të ri në PDK

Jashari: Me dorëheqjen e tij, Hamza tregoi përgjegjësi dhe i hapi rrugë zgjedhjes së lidershipit të ri në PDK

Fjalimi i Konjufcës në OKB, opozita me kritika-pushteti me lëvdata

Fjalimi i Konjufcës në OKB, opozita me kritika-pushteti me lëvdata

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën