Kanë vazhduar përballjet mes policisë dhe protestuesve edhe në ditën e shtatë të protestës në Tiranë të organizuar nga studentët.
Protestuesit kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. Ata thyen xhamat nga hyrja e publikut të institucionit dhe hynë brenda duke i vënë flakën.
Disa persona për këtë akt janë shoqëruar në polici.
Përleshjet kanë vazhduar edhe në pjesë të tjera, ndërsa një protestues është shoqëruar në polici pas përleshjes në “Rinia Park”.
Ekipi i Tëvë1 gjendet në Tiranë duke sjell informacionet e fundit nga zhvillimet atje.
Ndërsa, protestuesit kanë filluar të mblidhen para kryeministrisë. Policia u ka bërë thirrje të largohen.










