Policia ndjek “këmba-këmbës” protestuesit, por kjo nuk i ndaloi ata të hynin brenda Gjykatës së Apelit.
Ata thyen xhamat nga hyrja e publikut të institucionit dhe hynë brenda duke i vënë flakën, shkruan A2.
Ata qëndruan për disa sekonda dhe dolën shumë shpejt jashtë.
Protestat po vazhdojnë në ditën e tyre të shtatë, ndërsa studentë, gjimnazistë dhe qytetarë kanë protestuar në kryeqytet.
Tubimet e mëparshme janë shoqëruar me episode dhune, ndërhyrje të Policisë së Shtetit, djegie të disa bizneseve private, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe lëndime të personave nga të dyja palët.











