Shefi i EULEX-it, Antero Lopes, e ka pritur sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.
EULEX-i theksoi partneritetin e fortë me KFOR-it ndërsa njoftoi për takimin.
“Duke u mbështetur në partneritetin e fortë ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it, Shefi i EULEX-it, Antero Lopes, priti sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori”, thuhet në njoftim.
Në takim, EULEX-i tha se u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimit.
“Ata diskutuan për mënyrat e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit ekzistues në kuadër të mekanizmit me tre-nivele të reaguesve ndaj sigurisë, duke kontribuar kështu në stabilitetin e Kosovës dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.








