TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj Milojko Gjorgjeviq

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
Aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj Milojko Gjorgjeviq

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Milojko Gjorgjeviq, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, gjatë viteve 1998-1999, dyshohet se ka kryer krime lufte në Komunën e Zveçanit.

“Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 1998 – 1999, në Komunën e Zveçanit, i pandehuri M.Gj., në bashkëkryerje me pjesëtarët të tjerë të forcave policore serbe dhe nën përgjegjësinë individuale dhe atë komanduese, në cilësinëe e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) në Komunën e Zveçanit, ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile”, thuhet në aktakuzë.

Po ashtu, në aktakuzë theksohet se më 29 prill 1999, i pandehuri, së bashku me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, kishte ndërmarrë një operacion për rrethimin e një fshati në Komunën e Zveçanit.

“Po ashtu, më 29 prill 1999, i pandehuri me pjesëtarë të tjerë të paindentifikuar, të organiuzuar në formacione të strukturuara, të uniformuar, pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, kishte ndërmarrë operacion për rrethimin e fshatit në Komunën e Zveçanit”, thuhet më tej në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, gjatë këtij operacioni janë vrarë tre civilë, ndërsa shtatë të tjerë janë rrëmbyer. Po ashtu, janë djegur shtëpi dhe është shkatërruar pasuri materiale.

“Gjatë operacionit, u vranë tre (3) banorë civilë, ndërsa shtatë (7) persona të tjerë u rrëmbyen, u dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale. Trupat e gjashtë (6) prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i viktimës së shtatë (7) ende nuk është gjetur”, bëhet e ditur në aktakuzë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti i është kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

Milojko Gjorgjeviq ishte arrestuar në majt të vitit 2025.

Tags: aktakuzearrestimKrime lufteMilojko Gjorgjeviq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fushata në Serbi, Kuçi: Po normalizohet ambienti politik armiqësor ndaj Kosovës

Fushata në Serbi, Kuçi: Po normalizohet ambienti politik armiqësor ndaj Kosovës

Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij

Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij

Kurti takon zëvendëspresidentin e BEI-së, diskutojnë investimet në hekurudha, diga dhe energji

Kurti takon zëvendëspresidentin e BEI-së, diskutojnë investimet në hekurudha, diga dhe energji

Katër bllokime në nëntë muaj dhe i njëjti problem për minatorët e Stantërgut

Katër bllokime në nëntë muaj dhe i njëjti problem për minatorët e Stantërgut

“Ditari”- 12.10.2026

Erdin Hashani jep dorëheqje: Ka parime që nuk thyhen dhe vlera që nuk negociohen

Erdin Hashani jep dorëheqje: Ka parime që nuk thyhen dhe vlera që nuk negociohen

Apple gjobitet me 98.6 milionë dollarë

Apple vendos rregull të ri për aplikacionet

Katër bllokime në nëntë muaj dhe i njëjti problem për minatorët e Stantërgut

Katër bllokime në nëntë muaj dhe i njëjti problem për minatorët e Stantërgut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën