Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se mezi presin bashkëpunimin me presidenten e zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Në një postim në Facebook thuhet se ShBA mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
“Ambasada e SHBA-së mezi pret të bashkëpunojë me Justina Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës. Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet nga ambasada amerikane.







