TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti: Anëtarësimi në KiE dhe Interpol, i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

by Tëvë1
52 minuta ago
0
A A
​Kurti: Anëtarësimi në KiE dhe Interpol, i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se integrimi më i madh ndërkombëtar i Kosovës mbetet i rëndësishëm për qytetarët, duke theksuar përfitimet që do të sillte anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe në Interpol.

Këto deklarata ai i bëri në ceremoninë e hapjes së edicionit të 12-të të Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia Diplomatike e Kosovës.

Kurti tha se Kosova, përmes diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut, ka kaluar nga sfidat e para të ndërtimit të shtetit në një pjesëmarrëse aktive në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

“Kosova është një vend i shkëlqyer për këtë shkëmbim përvojash. Shumë nga çështjet kryesore që po e formësojnë sot politikën ndërkombëtare, si paqja dhe siguria, sovraniteti dhe zhvillimi, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, e drejta ndërkombëtare dhe roli i shteteve të vogla në rendin botëror në ndryshim, kanë përcaktuar në masë të madhe përvojën e Kosovës si shtet. Përmes diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut, kemi kaluar nga sfidat fillestare të ndërtimit të shtetit drejt shtetndërtimit në një pjesëmarrës aktiv në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian po vazhdon, ndërsa tashmë dy vjet qytetarët e Kosovës po udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen. Sidoqoftë, nuk duhet ta humbim nga vëmendja rëndësinë që integrimi më i madh ndërkombëtar do të kishte për qytetarët e Kosovës. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, për shembull, do t’u mundësonte të gjithë qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në sistemin më të gjerë evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndërkaq, anëtarësimi në Interpol do t’u mundësonte institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë të shkëmbenin informacione dhe të bashkëpunonin në kohë reale me forcat policore në mbarë botën”, tha Kurti.

Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, vlerësoi se rrugëtimi i Kosovës në diplomaci pasqyron transformimin e vendit nga një popull nën administrimin ndërkombëtar në një shtet të përfaqësuar në vende të ndryshme të botës përmes misioneve të tij diplomatike dhe konsullore.

“Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me diplomacinë dhe komunitetin ndërkombëtar. Jo shumë kohë më parë, ne ishim një popull që jetonim nën administrimin e Kombeve të Bashkuara. Përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe shumë organizatave e misioneve të tjera ndërkombëtare, një pjesë e madhe e botës ishte e pranishme këtu. Sot, në vitin e 15-të pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është vetë e pranishme në mbarë botën, përmes më shumë se 50 misioneve diplomatike dhe konsullore në mbi 30 vende të botës. Ky transformim është ndoshta një nga mënyrat më të mira për ta kuptuar rrugëtimin e vendit tonë”, tha Ahmeti.

Në anën tjetër, drejtoresha e Akademisë Diplomatike, Mirjeta Behluli, tha se Shkolla Diplomatike është shndërruar në një traditë të rëndësishme për përgatitjen profesionale të diplomatëve të rinj, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e lidhjeve të reja profesionale.

“Ky program i trajnimit diplomatik është shndërruar në një traditë të rëndësishme të Akademisë Diplomatike dhe në një platformë të vlefshme për zhvillimin profesional të diplomatëve të rinj, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e lidhjeve të reja profesionale dhe diplomatike. Akademia Diplomatike ka misionin dhe përgjegjësinë institucionale për të mbështetur përgatitjen dhe zhvillimin profesional të zyrtarëve të shërbimit të jashtëm. Në këtë drejtim, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë ngritjes së kapaciteteve, avancimit të aftësive diplomatike dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.. Deri më sot, kemi nënshkruar më shumë se 45 memorandume mirëkuptimi me akademi diplomatike dhe institucione partnere në mbarë botën. Ky rrjet partneritetesh pasqyron përkushtimin tonë ndaj diplomacisë si një instrument thelbësor për dialogun, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha ajo.

Tema e këtij edicioni të 12-të të Shkollës Diplomatike është “Shtetet e vogla, diplomacia e zgjuar, siguria dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në kohë të pasigurisë globale”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci: Duhet strategji e institucionale për apelimin në Apel

Nagavci: Duhet strategji e institucionale për apelimin në Apel

Prokuroria: Motivet për vrasjen në Pogragjë akoma të pa njohura

Prokuroria: Motivet për vrasjen në Pogragjë akoma të pa njohura

Ambasada e SHBA-së: Mezi presim të bashkëpunojmë me Justina Shiroka-Pulën

Ambasada e SHBA-së: Mezi presim të bashkëpunojmë me Justina Shiroka-Pulën

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Kanoset një zyrtar në Prizren

“Ylli i Javës”, Ibishi i Malishevës

“Ylli i Javës”, Ibishi i Malishevës

Nagavci: Duhet strategji e institucionale për apelimin në Apel

Nagavci: Duhet strategji e institucionale për apelimin në Apel

Prokuroria: Motivet për vrasjen në Pogragjë akoma të pa njohura

Prokuroria: Motivet për vrasjen në Pogragjë akoma të pa njohura

​Kurti: Anëtarësimi në KiE dhe Interpol, i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

​Kurti: Anëtarësimi në KiE dhe Interpol, i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova kritikohet nga ish-futbollisti italian

Ambasada e SHBA-së: Mezi presim të bashkëpunojmë me Justina Shiroka-Pulën

Ambasada e SHBA-së: Mezi presim të bashkëpunojmë me Justina Shiroka-Pulën

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Kanoset një zyrtar në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën