TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

by Tëvë1
14 minuta ago
0
A A
​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar konferencën rajonale “Beyond Compliance: Building Resilient Economies Through Financial Integrity” (Përtej pajtueshmërisë: Ndërtimi i ekonomive reziliente përmes integritetit financiar), në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ky aktivitet shënon herën e parë që Qeveria e Kosovës organizon një ngjarje në kuadër të këtij procesi, si dhe aktivitetin e dytë të Procesit të Berlinit që mbahet në Prishtinë gjatë këtij viti.

Në hapje të konferencës, fjalë rasti mbajtën ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, që përfaqëson shtetin që kryeson Procesin e Berlinit këtë vit, si dhe zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, që përfaqëson shtetin iniciues të këtij procesi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore dhe rajonale, organizatave ndërkombëtare, ekspertë dhe profesionistë të fushës për të diskutuar mbi parandalimin dhe luftimin e financave të paligjshme, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar, si dhe rëndësinë e hetimeve financiare dhe rikuperimit të aseteve të përfituara nga aktivitetet e paligjshme.

Gjatë diskutimeve u theksua se përmbushja formale e standardeve dhe kërkesave ligjore duhet të shoqërohet me zbatim efektiv në praktikë, koordinim institucional dhe shkëmbim të informacionit. Meqenëse financat e paligjshme kalojnë kufijtë shtetërorë, luftimi i tyre kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet vendeve të rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Konferenca shërbeu si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, me synim avancimin e integritetit financiar, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit në institucione, si dhe ndërtimin e ekonomive më transparente, të qëndrueshme dhe reziliente.

Tags: konferenca rajonaleKosovaProcesi i BerlinitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku në 27-vjetorin e PDK-së: Festa do të jetë e plotë kur Thaçi, Veseli dhe Krasniqi të jenë të lirë mes nesh

Çitaku në 27-vjetorin e PDK-së: Festa do të jetë e plotë kur Thaçi, Veseli dhe Krasniqi të jenë të lirë mes nesh

​Kurtishi: Kanceri i gjirit dominant në Kosovë, çdo vit rreth 450-460 raste

​Kurtishi: Kanceri i gjirit dominant në Kosovë, çdo vit rreth 450-460 raste

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

​Deputeti i PDK-së: Instalimi i njerëzve të LVV-së në Presidencë është shqetësues

Vaj ulliri dhe Aloe Vera për një lëkurë të shkëlqyer dhe me elasticitet

Vaj ulliri dhe Aloe Vera për një lëkurë të shkëlqyer dhe me elasticitet

Si ta largoni vartësinë nga pijet e gazuara dhe dietale?

Si ta largoni vartësinë nga pijet e gazuara dhe dietale?

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

​Deputeti i PDK-së: Instalimi i njerëzve të LVV-së në Presidencë është shqetësues

​Deputeti i PDK-së: Instalimi i njerëzve të LVV-së në Presidencë është shqetësues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën