TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK reagon pasi emrat e deputetëve të saj u vendosën pranë Listës Serbe: Nuk shantazhohemi

by Tëvë1
1 orë ago
2
A A
LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi emrat e deputetëve të saj që nuk votuan Projektligjin për Dhomat e Specializuara u vendosën nga protestuesit në një listë, krahas emrave të deputetëve të Listës Serbe.

Në reagimin e saj, LDK-ja e ka cilësuar këtë veprim si përpjekje për linçim publik dhe kërcënim politik, duke theksuar se qëndrimi i saj për këtë çështje është parimor.

“Vendosja e emrave të deputetëve të LDK-së në një rresht me deputetët e Listës Serbe, për shkak të qëndrimit tonë parimor, logjik e shtetar, është përpjekje e ulët për linçim publik dhe kërcënim politik.

Mesazhi ynë është i qartë: LDK nuk shantazhohet. As me etiketime, as me kërcënime, as me përpjekje të tilla”, thuhet në reagim.

LDK-ja ka deklaruar se qëndrimi i saj, sipas tyre, buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës dhe se çështje të tilla të ndjeshme kërkojnë seriozitet juridik dhe koordinim me aleatët.

“Ne nuk e mashtrojmë popullin me iniciativa që nuk prodhojnë efektin juridik që u premtohet qytetarëve. Nuk ushqejmë shpresa të rreme dhe nuk i përdorim dhimbjen e ndjenjat e njerëzve për përfitime politike”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, LDK-ja u ka bërë thirrje partive politike dhe udhëheqësve të tyre që të tregojnë përgjegjësi dhe të ndalin, siç ka thënë, gjuhën e linçimit.

“Dallimet për rrugën që duhet ndjekur nuk na bëjnë armiq. Kosova ka nevojë për maturi dhe bashkëpunim; nxitja e urrejtjes mes nesh vetëm e dobëson atë”, përfundon reagimi i LDK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Jam trajtuar si njeri më i rrezikshëm në burg” – ish-gardiania serbe e Burgut të Lipjanit, Nadica Cepkenoviq

“Jam trajtuar si njeri më i rrezikshëm në burg” – ish-gardiania serbe e Burgut të Lipjanit, Nadica Cepkenoviq

Policia përdor ujë për të larguar protestuesit pranë Kuvendit

Policia përdor ujë për të larguar protestuesit pranë Kuvendit

Tensionohet situata pranë Kuvendit, protestuesit largohen me vrap pas gazit lotsjellës

Tensionohet situata pranë Kuvendit, protestuesit largohen me vrap pas gazit lotsjellës

PDK sot zgjedh kryetarin e ri

PDK thirrje LVV-së: Ejani ta votojmë ligjin para se të shpërndahet eventualisht Kuvendi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën