Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka ftuar deputetët për një seancë të jashtëzakonshme nesër orën 09:00.
Si pikë e parë e rendit të ditës, është shqyrtimi i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme e kërkoi formalisht grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një kërkese të dorëzuar në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila aktualisht po mban një mbledhje, ka kërkuar që ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale të miratohet në dy leximet, e më pas të zgjidhet Presidenti.
E marta është dita e fundit e afatit për zgjedhjen e Presidentit dhe dështimi për ta përmbyllur procesin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja, që do të ishin të katërtat në dy vjet.










