KFOR-i ka përcjellë urimet për Gjermaninë me rastin e Ditës Kombëtare, duke e cilësuar shtetin gjerman si një prej aleatëve të tij dhe duke vlerësuar kontributin e forcave gjermane në misionin e NATO-s në Kosovë.
“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë gjermanë”, thuhet në urimin e KFOR-it.
Nga KFOR-i është bërë e ditur se Gjermania është një nga 31 shtetet që kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Ndërkohë, sot shënohen 36 vjet nga ribashkimi i Gjermanisë./teve1.info/







