Dy burra dhe dy gra janë arrestuar në Dragash, nën dyshimin se janë përfshirë në një rast të veprës penale “Dhunim/Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 shtator 2026.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra, pasi dyshohet se janë përfshirë në raste. Me vendim të prokurorit viktima e rastit është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.







