TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar për fajde në Rahovec

by teve1
1 orë ago
1
A A
30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve me inicialet S.S. dhe J.N., të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, ndërsa ndaj S.S. është ngritur dyshimi edhe për posedim të paautorizuar të municionit.

Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit dyshohet se nga muaji gusht i këtij viti, në Rahovec, në bashkëkryerje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, i kanë dhënë një personi borxh duke i kërkuar në këmbim një shumë dukshëm më të madhe se shuma e marrë.

I dëmtuari E.A., sipas kërkesës së Prokurorisë, për shkak të gjendjes së rëndë financiare kishte marrë nga S.S. shumën prej 1,000 eurosh.

Fillimisht, atij dyshohet se i është kërkuar të kthente 3,000 euro, më pas 5,000 euro dhe në fund 8,000 euro.

Prokuroria thotë se i dëmtuari ishte kërcënuar se, në rast se nuk i kthente paratë, do të duhej të jepte veturën e familjes së tij.

Më 24 shtator 2026, kur E.A. u takua me S.S. për t’ia dorëzuar shumën prej 8,000 eurosh, në takim, sipas Prokurorisë, u paraqit edhe J.N.

Ky i fundit dyshohet se i tha të dëmtuarit se 500 euro nga borxhi i marrë i takonin atij dhe se shuma për pagesë ishte rritur për shkak të kamatës.

Pas dorëzimit të parave, të dyshuarit u arrestuan nga zyrtarët policorë.

Prokuroria njofton se arrestimi u bë gjatë veprimeve të koordinuara hetimore me Policinë e Kosovës dhe pas realizimit të masave të veçanta hetimore.

Paratë e pranuara nga i dëmtuari u sekuestruan.

“Me këto veprime, Prokuroria dyshon se S.S. dhe J.N., në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në shtëpinë e S.S., janë gjetur dhe sekuestruar nëntë fishekë të kalibrit 7.62×39 mm.

Për këta fishekë, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se S.S. nuk posedonte leje valide nga organi kompetent.

“Për këtë rast, S.S. dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së”, theksohet në njoftim.

Të dyshuarit, që nga 24 shtatori, ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh me vendim të Prokurorit të Shtetit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut, Daniels: Siguria fillon me njerëzit

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut, Daniels: Siguria fillon me njerëzit

Përmbyllet gara “Ujku Garues 2026”, Maqedonci vlerëson përgatitjen e pjesëtarëve të FSK-së

Përmbyllet gara “Ujku Garues 2026”, Maqedonci vlerëson përgatitjen e pjesëtarëve të FSK-së

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet në Pejë personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për mashtrim dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike

Llapi nënshkruan me përfaqësuesin e Shqipërisë, majtakun Ermis Selimaj

Llapi nënshkruan me përfaqësuesin e Shqipërisë, majtakun Ermis Selimaj

Kanella nuk është vetëm një erëz e preferuar e vjeshtës: Ja pse duhet ta përfshini në dietën tuaj të përditshme

Kanella nuk është vetëm një erëz e preferuar e vjeshtës: Ja pse duhet ta përfshini në dietën tuaj të përditshme

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për mashtrim dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për mashtrim dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike

17 kadetë të rinj i bashkohen FSK-së, mes tyre edhe një nga Shqipëria

17 kadetë të rinj i bashkohen FSK-së, mes tyre edhe një nga Shqipëria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën