Sezoni i ri i Ligës së Kombeve, sjellë një revolucion të vërtetë në pankinat e kombëtareve më të mëdha të Evropës.
Juergen Klopp nis një kapitull të ri në karrierë duke marrë postin e selektorit të Gjermanisë, ndërsa debutimin do ta bëjë përballë Holandës.
Kjo ndeshje luhet sonte nga ora 20:45 në Amsterdam, ndërsa në krye të Holandës debuton Xavi Hernandez që si selektor kërkon ndërtimin e një cikli fitues me “tulipnaët”.
Te Kombëtarja e Francës, selektor është legjenda Zinedine Zidane, i cili debuton në përballjen hapëse kundër Turqisë, e cila luhet të premten mbrëma.
Kampionia në fuqi e Ligës së Kombeve, Portugalia do të drejtohet nga selektori Jorge Jesus, që së bashku me Cristiano Ronaldon sfidojnë Uellsin, duel që luhet sonte.
Sa i përket Italisë, Roberto Mancini rikthehet në postin e selektorit dhe atë përball Belgjikës, e cila nis një epokë të ri me holandezin Mark van Bommel në krye.
Te Kroacia është kthyer gjithashtu Slaven Biliq që do të përballet me Çekinë, kombëtare që gjithashtu ka selektor të ri, spanjollin Santi Denia.







