TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fëmijët “pushtojnë” panairin e librit

Këtë të mërkurë ka filluar Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë në Prishtinë, duke mbledhur për pesë ditë fëmijë, prindër, autorë dhe dashamirës të librit në një program të pasur me aktivitete kulturore dhe edukative

by Jona Kelmendi
1 orë ago
0 0
A A

Vëmendjen sot e patën tek librat.

Mes tavolinave të mbushura me libra, fëmijët kërkonin librin që duan ta marrin me vete.

Kështu këtë të mërkurë Amfiteatri në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë është kthyer në vendtakim për lexuesit e vegjël.

Krejt kjo me nisjen e edicionit të katërt të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë.

Për disa nga fëmijët, panairi është tashmë një vend ku kthehen çdo vit.

“I kam lexuar rreth 38-39 libra. Në shkollën tonë e kemi bibliotekën gjatë vitit të kaluar e edhe këtë vit po mundohem të marrë lexuesen e vitit”,  shprehet nxënësja Ema Sadiku

Shumë nga fëmijët nuk dolën duarthatë nga panairi.

“Po më pëlqen panairi dhe e kam ble një libër këtu. Në pushimin veror i kam lexuar tetë  libra dhe kam mësuar shumë prej tyre. I kisha propozuar edhe fëmijëve të tjerë me lexuar këtë libër”, thotë Diell Kryeziu -nxënës.

Kam ardh me i ble librat për pushim, më pëlqen shumë me lexu dhe e kam ble “Majori i vogël Tom”, shprehet Art Haziri – nxënës.

E interesimi në panair, sipas organizatorëve ka qenë i madh që në ditën e parë.

“Kemi shumë fëmijë, shumë interesim të madh. Sivjet kemi provuar me bërë diçka edhe më mirë. Gjithnjë jemi duke provuar me bërë më mirë e më mirë. Kemi shumë libra për fëmijë, kemi gjithashtu edhe këndin e të rriturve, për të rriturit, për prindërit që vijnë me fëmijët e tyre. Kemi shumë interesim, siç po i shihni, siç e patë edhe më herët, ka shumë fëmijë, ka shumë shkolla të cilat po vijnë. Po vijnë shkolla prej qyteteve të tjera. Ne kemi provuar me i ftuar krejt, por kemi problem me i ftuar krejt shkollat e Kosovës. Por ne gjithsesi i ftojmë krejt kush do me ardh, kur duan mund të vijnë”, thotë Zjarr Bujrari – menaxher i programit në organizatën ETEA.

Për t’i ofruar edhe më shumë fëmijët me librin, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, në Prishtinë, nesër ofron regjistrim falas për fëmijët.

“Nesër kemi regjistrim falas. Kështu që ejani me shokë, shoqe prej orës 10:00 deri në orën 16:00, të gjithë. Kemi regjistrim falas për një vit. Dhe kur ta mbushni një vit, ejani përsëri, kemi regjistrim falas. Ne kemi vizituar shkollat, edhe shkollat e parashkollorët kanë ardhur te ne. Por dëshirojmë që ju dhe moshatarët tuaj t’i kemi më të pranishëm në bibliotekë, që raftet tona të stërmbushen e të zbrazen nga leximet tuaja”, tha Naime Beqiraj – drejtoreshë e bibliotekës “Hivzi Sylejmani”

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë do të vazhdojë deri më 27 shtator në Amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Një person vdes pas një aksidenti komunikacioni në Prizren

Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun

Rutte vizitë në Iowa, temë diskutimi bashkëpunimi me FSK-në

Kusari-Lila dhe ambasadori i ri i Francës diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kusari-Lila dhe ambasadori i ri i Francës diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

Auto Draft

Rruga “Agim Ramadani” – Testohen semaforët e rinj, krijohen kolona të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën