TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja s’e komenton nismën për Specialen, thotë se vazhdon ta mbështesë Gjykatën në Hagë

by tëvë1
1 orë ago
1
A A
Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Bashkimi Evropian tha se nuk komenton njoftimet apo planet, kur u pyet lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, por një zëdhënës i bllokut tha se Brukseli do të vazhdojë mbështetjen për gjykatën me seli në Hagë.

Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, përsëriti qëndrimin e bllokut evropian për mbështetjen për gjykatën dhe shtoi se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që njihen si Gjykata Speciale – janë institucione të pavarura të drejtësisë që janë formuar nga Kuvendi i Kosovës më 2015.

“Puna e tyre është e rëndësishme për të siguruar llogaridhënie, për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës. Dhe, siç kam theksuar edhe më parë këtu, personat e dënuar me aktgjykimin e shkallës së parë, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë. Aktgjykimi do të shqyrtohet nga gjyqtarë të pavarur të apelit, në një panel të veçantë të apelit të Dhomave të Specializuara. Por, mbështetja jonë për Dhomat është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë”, tha ai.

Gjykata Speciale financohet nga Bashkimi Evropian, por edhe nga shtetet e treta kontribuuese, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.

Një ditë më parë, Partia Demokratike e Kosovës dorëzoi në Kuvendin e Kosovës një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

PDK-ja tha se nisma vjen pas protestave të ditëve të fundit kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Më 16 shtator, ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte. Të katërt, marrë së bashku, janë dënuar me 81 vjet burgim.

PDK-ja ka thënë se ndryshimet e propozuara në ligj nuk nënkuptojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në dokumentin që e ka parë Radio Evropa e Lirë, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Nisma ka gjetur përkrahjen e partisë politike, Aleanca, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se do ta shqyrtojë kërkesën e PDK-së në aspektin juridik, përfshirë edhe përputhshmërinë e tij me kornizën ligjore në fuqi dhe “efektet që një ndërhyrje e tillë eventualisht mund të ketë në këtë fazë të procedurave pranë Dhomave të Specializuara”.

Teksa nisma e PDK-së u dorëzua në Kuvend, në Kosovë çdo natë po mbahen protesta kundër vendimit të Speciales që nga akgjykimi i 16 shtatorit, ndërkaq është paralajmëruar edhe një marsh më 1 tetor nga platforma Liria ka Emër. Kjo platformë tha po ashtu se do të iniciohet edhe një peticion qytetarë, që do të dërgohet simbolikisht në Bruksel, Strasburg e Hagë.

 

Ndryshe, më 2015 deputetët e Kosovës votuan për të bërë ndryshimet kushtetuese që mundësuan krijimin e Gjykatës Speciale.

Kjo gjykatë është brenda sistemit ligjor të Kosovës, por funksionon në Hagë me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Ajo heton krimet që pretendohet se janë kryer nga ish-pjesëtarët e UÇK-së nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 1999.

Deri më tani, gjykata ka shqiptuar disa aktgjykime dënuese për krime lufte dhe për raste të pengimit të drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

“Për lirinë që na e sollën”, edhe Hannoveri marshon për çlirimtarët

Maqedonci në Slloveni rikonfirmon orientimin strategjik të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Maqedonci në Slloveni rikonfirmon orientimin strategjik të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

“Janë të paktën 11 varreza masive”: Kosova synon gërmime të reja në Serbi

“Janë të paktën 11 varreza masive”: Kosova synon gërmime të reja në Serbi

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet në Fushë Kosovë personi i dënuar për vjedhje të rëndë

Delegacioni kubanez largohet ndërsa Trump e quan Kubën “shtet të dështuar”

Delegacioni kubanez largohet ndërsa Trump e quan Kubën “shtet të dështuar”

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

“Për lirinë që na e sollën”, edhe Hannoveri marshon për çlirimtarët

Trumpi thotë se pret marrëveshje me Iranin pas zgjedhjeve të nëntorit

Trumpi thotë se pret marrëveshje me Iranin pas zgjedhjeve të nëntorit

A e parashikoi Elon Musk të ardhmen e ChatGPT?

A e parashikoi Elon Musk të ardhmen e ChatGPT?

“Ditari”- 22.09.2026

“Ditari”- 22.09.2026

Trump në OKB: Lufta në Ukrainë do të përfundojë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit

Trump në OKB: Lufta në Ukrainë do të përfundojë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit

Trump përmend Kosovën në OKB: Ndalëm konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë

Trump përmend Kosovën në OKB: Ndalëm konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën