TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha vlerëson se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara mund të bëhet

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Hoxha vlerëson se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara mund të bëhet

Juristi Valdet Hoxha ka vlerësuar se nisma e Partisë Demokratike të Kosovës për plotësim ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mund të bëhet.

Ai ka thënë se Kosova ka dëshmuar që është për drejtësi dhe se Gjykatën Speciale e ka formuar me vullnetin e saj pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare.

Hoxha në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, ka thënë se ndryshimi i ligjit mund të bëhet duke qëndruar brenda kornizave kushtetuese e ligjore.

“Kjo gjykatë pothuajse edhe ka krijuar një lloj praktike si të pavarur nga struktura ligjore dhe kushtetuese nga themelimi i saj. Vlerësoj se nuk ka asgjë të keqe pas një analize të mirëfilltë të bërë, të ndryshohet ai ligji, gjithmonë duke qëndruar brenda kornizave kushtetuese ligjore. Pra në njërën anë nuk zhbëhet Gjykata Speciale, sepse Kosova është e interesuar për drejtësi, por jo një drejtësi, jashtë standardeve ndërkombëtare, ku për të provuar një fakt apo një provë kjo gjykatë ka një standard të ulët ndoshta si në një vend afrikan”, ka thënë Hoxha.

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se përmes kësaj nisme PDK kërkon që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta ushtrojë përgjegjësinë e tij kushtetuese dhe ligjvënëse, duke shqyrtuar me seriozitet dispozitat ligjore që rregullojnë funksionimin e Dhomave të Specializuara.

 

PDK procedon në Kuvend ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti vizton Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

​Kurti vizton Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet Qeveria e re

Aleanca thotë se mbështet secilën nismë ligjore për drejtësi në procesin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

BE garanton se do të vazhdojë investimet në Prishtinë, në fokus edhe Lojërat Mesdhetare 2030

BE garanton se do të vazhdojë investimet në Prishtinë, në fokus edhe Lojërat Mesdhetare 2030

Qese me narkotikë dhe telefon zbulohen në Qendrën e ndalimit në Hajvali

Qese me narkotikë dhe telefon zbulohen në Qendrën e ndalimit në Hajvali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën