Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan në udhëtim me përmbysje të rezultatit 3:1.
Kapiteni Raphinha shkëlqeu duke i realizuar të tre golat për gjigantin katalunjas.
Sulmuesi brazilian është duke shkëlqyer për Barçën.
Në tetë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka realizuar 14 gola dhe ka bërë tri asistime.
Edhe Lamine Yamal ishte protagonist në fitoren e Barçës duke regjistruar dy asistime.
Ndërkohë golin e vetëm për Sevillan e realizoi Youssouf Fofana.
Barcelona është lidere me 21 pikë. Sevilla e zë vendin e pestë me 13 pikë.











