TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shukri Buja me kritika për protestuesit: Kanë folur kundër UÇK-së, tash po dalin në shesh

by Tëvë1
1 orë ago
6
A A
Shukri Buja me kritika për protestuesit: Kanë folur kundër UÇK-së, tash po dalin në shesh

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, ka folur për protestën që ka nisur sot në shesh, pas vendimit për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Buja, i ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se nuk po merr pjesë në këto tubime, duke shpjeguar arsyet e tij dhe duke kritikuar disa prej personave që, sipas tij, sot janë duke protestuar, ndonëse më herët kanë mbështetur themelimin e Dhomave të Specializuara.

Ai ka thënë se duhet bërë dallimi mes pozitave që kanë mbajtur përfaqësuesit institucionalë të Kosovës në kohën kur është diskutuar dhe votuar themelimi i kësaj gjykate.

“Duhet ta dalloni kryetarin e parlamentit të asaj kohe, sepse kanë qenë përfaqësues edhe i presidentit të shtetit. Kur i bëhet presion, çfarë ju ka bërë, është normalisht se i din rreziqet e shkatërrimit të shtetit. Normalisht që duhet me dalë me opsione, me thënë duhet me votu, por deputeti i cili e ka fitu votën e qytetarëve ka mujt mos me votu. Edhe presidenti e ka pas arsyen e plotë”, është shprehur Buja.

Ai ka thënë se deputetët e atëhershëm kanë pasur mundësi që të mos e mbështesnin themelimin e Dhomave të Specializuara, duke përmendur edhe emrat e disa deputetëve që, sipas tij, nuk e kanë votuar.

“Po ku flas, po ku boj presion, po nuk e votin me thënë. Çfarë i ndodhi Nait Hasanit, çfarë i ndodhi Ganimete Musliut apo Fadil Demakut? Pse nuk e votun? Kanë mujt mos me votu edhe mos me kalu fare. Po, pavarisht kësaj që ka kalu, kemi mujt me vepru”, ka deklaruar ai.

Buja ka thënë se nuk dëshiron që të fajësojë drejtpërdrejt ata që kanë marrë vendime në atë kohë, por ka theksuar se ai personalisht nuk merr pjesë në protestat e tilla, pasi në to, sipas tij, marrin pjesë edhe njerëz që më herët kanë pasur qëndrime kundër UÇK-së.

“Tash kërkush nuk po don me i fajsu ata për çka ka ndodh. Unë shpeshherë nuk marr pjesë në këto tubime, se kur i shoh njerëzit që kanë fol shumë kundër dhe kanë vepru kundër, kanë çu dorën për me formu Gjykatën, kanë fol zi e ma zi, pa i llogarit pasojat juridike, unë e kam pësu”, ka thënë Buja.

Ai ka treguar se këtë qëndrim ua ka bërë të ditur edhe disa deputetëve që kanë kandiduar sërish, duke thënë se nuk ua ka dhënë votën.

“Ua kam thënë shokëve të mi deputetë, kur kanë konkurru prapë, edhe e them publikisht: votën time ju që e keni votu Dhomat e Specializuara, unë dhe familja ime nuk ua japim”, ka deklaruar ai.

Buja ka folur edhe për përvojën e tij personale me Dhomat e Specializuara, duke thënë se për pesë vite është hetuar dhe ndjekur nga kjo gjykatë.

“Pse? Sepse pesë vjet jam hetu edhe jam ndjekë nga Dhomat e Specializuara. Pesë vjet kërkush nuk është kujdes, as për një cent. Ky shteti jonë i nderuar, as edhe një cent nuk ia ka dhënë Shukri Bujës”, ka thënë ai.

Sipas Bujës, për shkak të mungesës së mbështetjes financiare, ai është përballur me vështirësi edhe për të mbuluar shpenzimet e mbrojtjes ligjore.

“Detyrohet avokati pas shumë çështjesh, kur i thamë nuk kam më, njëzet e pesë mijë euro shpenzime…”, ka treguar Buja.

Ai ka përmendur edhe ish-kryeprokurorin e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Sir Geoffrey Nice, duke thënë se ky i fundit kishte pranuar ta mbronte pa mjete financiare.

“I nderuari Sir Geoffrey Nice thotë: ‘Unë të mbroj pa asnjë mjet financiar’. Një britanik edhe një ish-kryeprokuror. Edhe deri këtu mbërrin hipokrizia e popullit tonë”, ka deklaruar Buja.

Tags: Kendi i debatitShukri BujaTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Info Nata”- 17.09.2026

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Shukri Buja me kritika për protestuesit: Kanë folur kundër UÇK-së, tash po dalin në shesh

Shukri Buja me kritika për protestuesit: Kanë folur kundër UÇK-së, tash po dalin në shesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën