TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK mblidhet pas vendimit në Hagë, Hamza: S’e përjashtojmë rikthimin në Kuvend

Një ditë pas vendimit në Hagë, Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë dhe grupin parlamentar për të diskutuar hapat e ardhshëm. Një ndër to nuk u përjashtua të jetë edhe rikthimi në Kuvend.

by Fetije Kamberi
2 muaj ago
1 0
A A

Një nga një, erdhën në zyrat e partisë.

Një ditë pas vendimit dënues ndaj ish krerëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, PDK e mblodhi kryesinë.

E përveç tyre, erdhën edhe grupi parlamentar.

Brenda mbi dy orë diskutuan për hapat tutje pas këtij vendimi, që preku edhe dy prej ish-drejtuesve kryesorë të tyre, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Temë diskutimi ishte edhe iniciativa që në publik u konsiderua si zhbërje e Gjykatës Speciale.

“Po qe se vjen e mund të vjen iniciativa ligjore në Kuvendin e Kosovës normalisht që kemi nevojë për mbështetjen e subjekteve të tjera politike. PDK-ja i ka nënshkrimet e gatshme, varësisht prej nevojave ne do të procedojmë. Nuk po flasim për zhbërjen e Gjykatës Speciale, po flasim për përshtatje me një situatë të re. Nuk po i ikim obligimit që e kemi marrë që Gjykata t’i hetojë, t’i prezantojë e faktojë të gjitha gjetjet e raportit të Dick Martyt për çka edhe është krijuar Gjykata”, ka thënë Hamza.

Për këtë çështje, Hamza tha se do të takoj edhe liderët e partive të tjera.

“Kjo nuk është më çështje që i takon një subjekti politik. Ata nuk janë shkuar atje si anëtarë të ndonjë subjekti politik por si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Besoj në bashkëpunimin me subjektet e tjera politike, në krijimin e një konsensusi të nevojshëm dhe ne si PDK do të dalim me veprime konkrete duke i përfshirë edhe ato ligjore edhe demokratike”, u shpreh Hamza.

Partia që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, thanë se janë të gatshëm të kthehen në parlament, për shkak të situatës së krijuar.

“Kur ndryshojnë rrethanat, duhet me ndërru edhe qëndrimi jonë. Ndërrojnë edhe prioritetet. Prioritet më të madh për këtë situatë nuk ka që ne si shtet të veprojmë në përputhje me interesat e shtetit. Jo vetëm atë, atyre personaliteteve, ish-eprorëve të UÇK-së, por mbi të gjitha edhe për interesa e shtetit. Prandaj, në bazë të rëndësisë, rrethanave, do sillemi në atë mënyrë… Nëse ka nevojë, ne do të jemi në Kuvend. Që ka nevojë, kjo është prioritet mbi atë”, ka deklaruar tutje Hamza.

PDK kishte vendosur që të mos merrte më pjesë në seanca të Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ua votoi si nënkryetare të Kuvendit Vlora Çitakun.

Megjithatë, edhe qëndrimi i Vetëvendosjes tashmë ka ndryshuar, duke u zotuar se do ta votojnë edhe Çitakun për nënkryetare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi kritikon procesin në Hagë: Gjashtë vite zvarritje dhe shkelje të të drejtave të njeriut, shpresat te vendimi i Apelit

Krasniqi kritikon procesin në Hagë: Gjashtë vite zvarritje dhe shkelje të të drejtave të njeriut, shpresat te vendimi i Apelit

Këshilli i Prindërve i shkollës “Ismail Qemali” thirrje që nesër të bojkotohet mësimi, shkak papastërtia

Këshilli i Prindërve i shkollës “Ismail Qemali” thirrje që nesër të bojkotohet mësimi, shkak papastërtia

Thirret protestë gjithëkombëtare të shtunën kundër vrasjes së grave

Thirret protestë gjithëkombëtare të shtunën kundër vrasjes së grave

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës

Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje dhe kredi prej 403 milionë dollarësh

Arrestohen dy persona në Prizren, konfiskohen barna në vlerë prej 10 mijë eurosh

Arrestohen dy persona në Prizren, konfiskohen barna në vlerë prej 10 mijë eurosh

“Ditari” 05.11.2026

“Ditari” 05.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën