Këshilli i Prindërve të Shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që kanë fëmijë në këtë shkollë që nesër të bojkotohet mësimi.
Kjo thirrje vjen për shkak të papastërtisë në shkollë.
“Duke marrë parasysh gjendjen tejet shqetësuese higjieno-sanitare në shkollën tonë, mungesën e një zgjidhjeje konkrete për problemin e pastrimit dhe mirëmbajtjes, si dhe rrezikun e mundshëm që këto kushte paraqesin për shëndetin e fëmijëve tanë, ju njoftojmë se:TË PREMTEN, MË 6 NËNTOR 2026, BOJKOTOHET NË TËRËSI PROCESI MËSIMOR NË SHFMU “ISMAIL QEMALI”.Ky është vendim i Këshillit të Prindërve të Shkollës (KPSH), si reagim ndaj gjendjes së krijuar dhe mungesës së garancive konkrete për sigurimin e një ambienti të pastër dhe të sigurt për nxënësit”, thuhet në njoftim.
Tëvë1 ka raportuar të mërkurën për këtë problematik në shkollat e kryeqytetit dhe paralajmërimin për bojkot të mësimit.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË PRINDËRIT E SHFMU “ISMAIL QEMALI” – PRISHTINË
Të nderuar prindër,
Duke marrë parasysh gjendjen tejet shqetësuese higjieno-sanitare në shkollën tonë, mungesën e një zgjidhjeje konkrete për problemin e pastrimit dhe mirëmbajtjes, si dhe rrezikun e mundshëm që këto kushte paraqesin për shëndetin e fëmijëve tanë, ju njoftojmë se:
TË PREMTEN, MË 6 NËNTOR 2026, BOJKOTOHET NË TËRËSI PROCESI MËSIMOR NË SHFMU “ISMAIL QEMALI”.
Ky është vendim i Këshillit të Prindërve të Shkollës (KPSH), si reagim ndaj gjendjes së krijuar dhe mungesës së garancive konkrete për sigurimin e një ambienti të pastër dhe të sigurt për nxënësit.
Pavarësisht përpjekjeve dhe komunikimeve të vazhdueshme me institucionet përgjegjëse, situata ende nuk ka marrë zgjidhje të qëndrueshme. Njoftimet për marrëveshje në mes të sindikatës dhe Komunës nuk përbëjnë garanci se shërbimet e pastrimit do të rifillojnë menjëherë dhe se shkolla do të ofrojë kushte të pranueshme higjienike.
Shqetësimi ynë është edhe më i madh pasi janë raportuar raste të reaksioneve alergjike te fëmijët, të cilat kërkojnë vlerësim nga autoritetet kompetente shëndetësore.
Ne nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë indiferentë përballë kësaj situate.
Dëshirojmë të jemi shumë të qartë:
Nuk jemi kundër procesit mësimor. Përkundrazi, kërkojmë që ai të zhvillohet rregullisht dhe në kushte dinjitoze.







