TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edhe Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë: Tregoni vigjilencë më 16 shtator, qëndroni larg tubimeve

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Edhe Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë: Tregoni vigjilencë më 16 shtator, qëndroni larg tubimeve

Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë së mërkurës, më 16 shtator, ditë kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në një njoftim të publikuar nga Ministria e Jashtme e Francës, qytetarët francezë këshillohen të shmangin tubimet dhe udhëtimet jo të domosdoshme brenda qyteteve dhe në pjesë të tjera të Kosovës gjatë kësaj dite.

“Tubime – Thirrje për vigjilencë. Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Shtetasit francezë këshillohen të qëndrojnë larg këtyre tubimeve. Ata duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme brenda qyteteve dhe në gjithë vendin deri në fund të ditës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk specifikohet arsyeja e tubimeve të paralajmëruara, ndërsa ato përkojnë me ditën kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në procesin gjyqësor në Hagë.

Një paralajmërim të ngjashëm kishte publikuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila u ka kërkuar shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të qëndrojnë larg tubimeve të mundshme./teve1.info/

Tags: 16 shtatorfrancaGjykata SpecialeHashim ThaciJakup Krasniqikadri veseliKosovaRexhep SelimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin

Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin

Pas 13 vitesh, regjisori Agon Myftari thotë se fitoi betejën gjyqësore për “39 Shkallët”

Pas 13 vitesh, regjisori Agon Myftari thotë se fitoi betejën gjyqësore për “39 Shkallët”

​Behrami nga Haga: Një verdikt dënues do t’i shkundte themelet e shtetit të Kosovës

​Behrami nga Haga: Një verdikt dënues do t’i shkundte themelet e shtetit të Kosovës

Gjendet pa shenja jete një person në Zajm të Klinës, ishte shpallur i zhdukur nga familjarët

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Basketboll, Superliga nis këtë vikend

Oda e Mjekëve të Kosovës reagon për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë

Oda e Mjekëve të Kosovës reagon për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë

​Rritet gatishmëria e fëmijëve për shkollë, Kurti: Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm

​Rritet gatishmëria e fëmijëve për shkollë, Kurti: Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën