TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Suspendohet polici pasi nuk i dorëzoi 105 eurot e gjetura, i la në kuti bamirësie

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Një zyrtar policor me detyrë në Stacionin Policor Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është suspenduar me pagesë, pas dyshimeve se nuk i ka trajtuar në përputhje me procedurat një shumë prej 105 eurosh, të gjetura në hapësirat e aeroportit.

Rasti është pranuar nga Inspektorati Policor i Kosovës më 14 shtator 2026, pasi ishte referuar nga Policia e Kosovës.

Sipas informatave fillestare të siguruara gjatë hetimit, më 9 shtator një punonjës i aeroportit kishte raportuar humbjen e 105 eurove.

Gjatë veprimeve hetimore dhe shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, IPK-ja ka konstatuar se paratë ishin gjetur nga një udhëtare, shtetase e Kosovës me banim në Gjermani. Ajo më pas ia kishte dorëzuar paratë një zyrtari policor.

Pas pranimit të rastit, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin dhe administrimin e informatave dhe provave fillestare.

Sipas shkresave të pranuara për rastin, zyrtari policor ka pranuar se kishte marrë paratë, por nuk i kishte dorëzuar dhe trajtuar ato në pajtim me procedurat ligjore dhe institucionale të parapara për raste të tilla.

IPK-ja ka bërë të ditur se, më vonë, zyrtari policor i kishte vendosur paratë në kutinë e donacioneve të një organizate bamirëse në aeroport.

Duke vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe me qëllim të sigurimit të kushteve për zhvillimin e papenguar të hetimeve, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë të zyrtarit policor.

Hetimet po zhvillohen në drejtim të veprave penale “Përvetësimi në Detyrë” dhe “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

IPK-ja ka njoftuar se hetuesit, në koordinim me Prokurorinë, do të vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Zyrtari policor konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Tags: IPKPoliciaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti pret ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, diskutohet rruga drejt anëtarësimit

Kurti pret ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, diskutohet rruga drejt anëtarësimit

Kalisi demanton pretendimet për Ilir Kullën: Fragmenti është shkëputur dhe manipuluar

Kalisi demanton pretendimet për Ilir Kullën: Fragmenti është shkëputur dhe manipuluar

Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën