Zë vend në listën me performancën më të dobët në rajon.
Edhe në vitin 2025, nxënësit kosovarë nuk patën një përmirësim të dukshëm në testin PISA.
Madje rezultatet qenë edhe më ulët se në vitin 2022.
E ndërsa Kosova mbetet mbrapa, në Ballkanin Perëndimor kryeson Mali i Zi.
Pas tij renditen, Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.
Shqetësuese rezultatet e këtij testimi po i sheh ish zëvendësministri i arsimit, Xhavit Rexhaj.
“Është e çuditshme se si nuk po alarmohemi, si nuk po mobilizohemi, si nuk po e shohim thellësinë e problemit të arsimit në Kosovë. Edhe Shqipëria, edhe Mali i Zi edhe Serbia na kalojnë për dy deri në tri vjet, pra fëmijët e tyre mos me mësu për dy tre vjet hiç, fëmijët tanë ende nuk e arrijnë nivelin e fëmijëve të tyre”, ka thënë ish zëvëndësministëei i arsimit, Xhavit Rexhaj.
I njëjti thotë se duhet ndërmarrë një varg hapash që të përmirësohet sistemi arsimor në Kosovë.
“Një program nacional, një deklaratë nacionale në nivel të parlamentit, program nacional në nivel të qeverisë, një strategji në nivel të Ministrisë së Arsimit, mobilizim të këshillit trupit punues që përfshin ekspertizën autoritetet, komunat. Madje një program që trajton jo vetëm problemet PISA që i ka treguar, por problemet e arsimit në Kosovë përfshirë efikasitetin e arsimit, ne e kemi një sistem shumë të kushtueshëm që shpenzon pare vetëm për paga e jo për cilësi, këtu është problem”, ka deklaruar tuje Rexhaj.
Dukshëm më mirë se Kosova, rezultat kanë shënuar 15-vjeçarët në Shqipëri.
Por njohësi i arsimit atje thotë se ato shifra nuk janë reale.
“Shifrat që ne i kemi lexuar i kemi lexuar sipas dëshirës sonë, që do të thotë ministrja deklaroi se ne kemi një rritje prej 59 pikësh në shkenca. Këto shifra nuk janë të vërteta, sepse Shqipëria nuk ka pranuar që të bëjë testim në shkolla me më pak se 21 nxënës, Shqipëria nuk ka pranuar që të ketë të njëjtin numër të nxënësve si në vendet e tjera për të parë, pra përqindja për të parë se si është rezultati. Kjo do të thotë që në Shqipëri është vetëm 72% e nxënësve që janë testuar, kjo do të thotë që duhet të provoheshin të paktën 86% dhe me këto shifra duket që Shqipëria del mirë, por me këto shifra nuk ka se si të krahasohet sot dhe të thotë që jam më mirë se Kosova”, tha njohësi i arsimit në Shqipëri, Ndriçim Mehmeti.
Në PISA 2025 janë testuar më shumë se 750 mijë nxënës nga 91 vende të botës.
Kina renditet e para me më së shumti pikë, e pas saj Singapori dhe në vendin e tretë Japonia.






