TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështimi në PISA, njohësit tregojnë ku qëndron problemi

Kosova ka dështuar sërish në testin PISA 2025, duke arritur rezultate pothuajse të njëjta me vitin 2022. Njohësit tregojnë faktorët që po ndikojnë në performancën e dobët të nxënësve.

by Doresa Geci
1 orë ago
1 0
A A

Në majin e vitit 2025, qindra nxënës të shkollave në Kosovë iu nënshtruan testit të PISA-s.

Për gjatë 20 ditësh, në këtë vlerësim morën pjesë mbi 6 mijë nxënës.

Por rezultatet që 15-vjeçarët dhanë në këtë test, nuk e ngritën Kosovën në asnjë pozitë.

Kosova vazhdon të jetë në fund të listës, madje para saj janë edhe Palestina që është në situatë luftë, Republika Dominikane e Maroku.

Kurse më keq janë vetëm Guatemala, Zambia, Kenia, Tagjikistani e Reuanda.

Kështu duken pyetjet e një testi nga matematika.

https://pisa2022-questions.oecd.org/platform/index.html?user=&unit=MAT/MA150-TriangularPattern&lang=sqi-ALB

Por nxënësit kosovarë nuk arritën të përgjigjen saktë në të tilla pyetje, duke renditur kështu Kosovën me 351 pikë, apo katër pikë më pak se në vitin 2022.

E më dobët se kaq, renditja ishte në lexim, ku Kosova mori 340 pikë, apo dy pikë më pak se në PISA 2022, ku kishte 342.

Kurse në shkencë nuk pati lëvizje, njëjtë sikurse herën e kaluar, mori 357 pikë.

Në mesin e nxënësve që u testuan ishin edhe ata të gjimnazit “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë.

Drejtori i kësaj shkolle, Amir Pllana, tregon faktorët që dërgojnë deri në këto rezultate.

“Jemi mësuar me punu me teori shumë, edhe ana praktike mungon dhe kur mungon ana praktike ne i kemi këto probleme dhe këto efekte. Zakonisht kur bëhet organizimi i testit, nxënësit pas testit ata nuk e paraqesin ndonjë problem të madh, jo ka qenë i lehtë, praktikë, por në praktikë ne po dalim me këtë rezultat”, tha Amir Pllana.

Ai kërkon që të merren disa masa që Kosova të ngritët në listën e shteteve pjesmarrëse në testin PISA.

“Kurrikula e re që ka hyrë në fuqi në 2016 e tash po dëgjoj që duhet me rishiku unë mendoj që kurrikula si dokument është shumë e mirë, por ne kemi problem në teori dhe praktikë. Unë mendoj që në praktikë duhet të punojmë shumë më shumë, me nxënësit me klasa të ngarkuara të shkarkohen ato klasa, të kemi staf të përgatitur edhe me zhvillim profesional të vazhdueshëm”, theksoi Pllana.

Ndërmarrjen e hapave e kërkon edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Ismet Potera.

“Hapi i parë është që të marrim këto rezultate, t’i analizojmë në thellësi se çfarë ka ndodhur, ku jemi keq edhe në bazë të këtyre të dhënave ne duhet të bëjmë ndryshime. Pastaj nëse janë problemet në sistem të organizimit, në përmbajtje, në mësimdhënie, janë këto që Pisa po na tregon që nuk jemi mirë e këto nuk ndryshohen brenda vitit”, deklaroi Ismet Potera.

Në këtë raport gjithashtu theksohet ulje e mbështetjes së prindërve, ku në vitin 2025, 64% e studentëve në Kosovë raportuan se prindërit ose kujdestarët e tyre i pyesin, të paktën një herë në javë, se çfarë bëjnë në shkollë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga ministrat te ‘Ujqërit e Natës’: Kush iu bashkua varrimit të kriminelit të dënuar Ratko Mlladiq në Beograd

Nga ministrat te ‘Ujqërit e Natës’: Kush iu bashkua varrimit të kriminelit të dënuar Ratko Mlladiq në Beograd

“Ora e Pritjes” vendoset edhe në Podujevë

“Ora e Pritjes” vendoset edhe në Podujevë

Konfiskohet një armë në Kaçanik, një 42-vjeçar shoqërohet në polici

Konfiskohet një armë në Kaçanik, një 42-vjeçar shoqërohet në polici

Gjini kritikon Qeverinë Kurti për rezultatet e dobëta në PISA

Emisioni “Këndi i Debatit” 08.09.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 08.09.2026

Sezoni i Championsit nis të martën

AEK e Aston Villa nisin Championsin me fitore

“Ora e Pritjes” vendoset edhe në Podujevë

“Ora e Pritjes” vendoset edhe në Podujevë

Real – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Real – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Konfiskohet një armë në Kaçanik, një 42-vjeçar shoqërohet në polici

Konfiskohet një armë në Kaçanik, një 42-vjeçar shoqërohet në polici

Gjini kritikon Qeverinë Kurti për rezultatet e dobëta në PISA

Gjini kritikon Qeverinë Kurti për rezultatet e dobëta në PISA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën