TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thaçi: Në ish-shkollën Teknike u gjetën pajisje të dyshimta për kultivim të substancave narkotike

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
Thaçi: Në ish-shkollën Teknike u gjetën pajisje të dyshimta për kultivim të substancave narkotike

Në ish-Shkollën Teknike në Obiliq janë gjetur disa pajisje dhe gjësende të dyshimta, për të cilat dyshohet se mund të jenë përdorur për kultivimin e substancave narkotike.

Kryetari i Obiliqit, gjatë vizitës në vendin e ngjarjes, ka thënë se punëtorët e pastrimit kanë hasur në këto gjësende gjatë punës në objekt dhe për shkak të dyshimeve kanë njoftuar Policinë e Kosovës.

Sipas tij, nga vlerësimi fillestar i policisë dhe njësive kundër narkotikëve, bëhet fjalë për një tentim të mundshëm të kultivimit të substancave narkotike, ndërsa ende nuk dihet se për çfarë substancash bëhet fjalë.

Ai ka treguar se objekti i ish-Shkollës Teknike ka qenë i braktisur dhe i keqpërdorur ndër vite.

Sipas tij, nxënësit kanë zhvilluar mësimin në këtë objekt deri në vitin 1990, kur, siç u shpreh ai, masat e dhunshme të Serbisë i larguan nxënësit nga shkolla.

Kryetari ka bërë të ditur gjithashtu se para rreth dy muajsh në objekt ishte zbuluar edhe një ambulancë e fshehur, për të cilën kishte njoftuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit.

“Deri në vitin 1990 nxënësit këtu kanë mbajtur mësim këtu në këtë objekt, nga viti 1990 kur masat e dhunshme të shtetit kriminal serb na i kanë larguar nxënësit nga shkolla, kjo shkollë ka qenë thuajse e përdorur e keqpërdorur prej individëve të ndryshëm. Para dy muajve ne kemi hasur në një ambulantë të fshehur nga strukturat paralele serbe, gjë të cilën i kemi informuar edhe Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit dhe natyrisht që dje kemi hasur në disa gjësende shumë të dyshimta për ne që punëtorët tanë nuk kanë mundur të vazhdojnë punën pa e ftuar policinë që të merret me këto gjëra, sipas policisë dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substancash”, ka deklaruar Thaçi./teve1.info/

Tags: ish shkolla teknikeObiliqobjekteTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova vendos masa të reja tregtare ndaj Serbisë

Kosova vendos detyrim të përkohshëm antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve në parkingjet e Kuvendit dhe Presidencës

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Pesë të arrestuar për tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë në vlerë 1.5 milion euro

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive, ky është rendi i ditës

Gazeta “BILD”: Talenti i Bayern Munich, Erblin Osmani, nuk ka konfirmuar zyrtarisht se do ta përfaqësoj Kosovën

Ora inteligjente që mund t’ju shpëtojë jetën, monitoron tensionin 24-orë

Ora inteligjente që mund t’ju shpëtojë jetën, monitoron tensionin 24-orë

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive, ky është rendi i ditës

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Gjini flet para mediave pas mbledhjes së Kryesisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën