Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar rritjen e numrit të udhëtarëve, duke u renditur në krye të aeroporteve rajonale për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat për aeroportet kryesore të rajonit, sipas të cilave Aeroporti i Tiranës ka përpunuar 6 milionë pasagjerë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.
Shifra përfaqëson një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke e pozicionuar Tiranën në vendin e parë në rajon për numrin e pasagjerëve.
Pas Tiranës renditet Beogradi me 4.2 milionë pasagjerë, ndërsa Zagrebi ka regjistruar 2.2 milionë pasagjerë.
Në vijim janë Prishtina me 2.1 milionë, Shkupi me 1.8 milionë, Spliti me 1.3 milionë dhe Dubrovniku me 1.2 milionë pasagjerë.
Rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe disa aeroporte të tjera të rajonit.
Aeroporti i Tiranës, me rritjen 17%, mbetet megjithatë aeroporti me numrin më të lartë të pasagjerëve në këtë periudhë.
Rritja e vazhdueshme e numrit të udhëtarëve lidhet edhe me zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe fluksin në rritje të turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion./rtsh.al/











