TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dalin pamjet e rënda të natës kritike të therrjes me thikë dhe hedhjes nga vetura të Auron Thaqit

Në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur seanca e radhës në rastin e Auron Thaqit, të riut i cili ishte therrur me thikë, dhe trupi i tij ishte hedhur nga një veturë në lëvizje. Në seancë u publikuan pamjet kryesore të natës kritike.

by Florijeta Dernjani
26 minuta ago
0 0
A A

Në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur seanca e radhës në rastin e Auron Thaqit, të riut i cili ishte therrur me thikë, dhe trupi i tij ishte hedhur nga një veturë në lëvizje. Në seancë u publikuan pamjet kryesore të natës kritike.

Me pranga në duar u soll në gjykatore.

Enes Ay, akuzohet për lëndim të rëndë trupor, me pasojë vdekjen.

Pas tij, u soll edhe Hajrullah Brçani, i cili akuzohet për mosdhënie të ndihmës dhe moslajmërim të veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, dyshen i ka përfshirë në rastin e Auron Thaqit, të riut i cili ishte therrur me thikë dhe ishte hedhur nga një veturë në lëvizje.

Dëshmitari i fundit për këtë çështje, vazhdon të jetë i paarritshëm.

“Është kërkuar në adresën sikurse në urdhëresë, por nuk është gjetur. Dhe babai i tij, Bekim Isufi, nga i cili është marrë numri i telefonit, jemi njoftuar se Andi Isufi gjendet në Kroaci”, tha Sadije Selmani.

Me këtë rast, seanca vazhdoi me administrimin e provave materiale.

Radha i erdhi shikimit të pamjeve të natës kritike, të 7 korrikut 2024.

Në këtë pamje të një lokali, shihet se si Auron Thaqi, hidhet nga vetura e cila ishte në lëvizje.

“Vërtetohet momenti kur i ndjeri, pra viktima, Auron Thaqi, del nga vetura e markës Skoda, dhe shtrihet në tokë”, theksoi prokurorja Elvene Gashi.

Auron Thaqi vazhdon të qëndrojë i shtrirë në tokë për disa minuta, derisa rreth tij vijnë disa qytetarë.

Ata më pas lajmërojnë Policinë, e cila brenda pak kohësh mbërrin në vendngjarje.

“Vjen zyrtari policor, i cili përkulet në afërsi të viktimës, përsëri mblidhen disa qytetarë në afërsi të viktimës. Tash është momenti i dhënies së ndihmës apo shiqimit të viktimës nga një person i cili zbret nga automjeti që i ka dritat e dhezura”, theksoi Gashi.

Pas tyre, vjen edhe autoambulanca, e cila pas dhënies së ndihmës së parë, e merr viktimën për ta dërguar në Emergjencë.

“Del personeli i urgjencës për t’i dhënë ndihmën e parë dhe e presim momentin kur e fusin në autoambulancë”, pohoi ajo.

Me largimin e trupit të Auron Thaqit, pastrohet edhe vendi nga gjaku.

Në gjykatore u shfaq edhe një pamje tjetër, ku prokuroria pretendon se shihet njëri prej të akuzuarve duke vrapuar.

“Shihet i pandehuri duke vrapuar dhe është vërtetuar se është i pandehuri Enes Ay sipas raportit policor”, potencoi Gashi.

Pjesë e provave ishte edhe ekspertiza e autopsisë, sipas së cilës vdekja e Auronit erdhi si pasojë e gjakderdhjes dhe ciklit të ndryshimeve fiziologjike që ka pamundësuar rikthimin e funksionit të organeve vitale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagime të shumta – PDK s’flet për veprimet tjera

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagime të shumta – PDK s’flet për veprimet tjera

Emocione të forta në betimin e 515 ushtarëve të rinj të Kosovës

Emocione të forta në betimin e 515 ushtarëve të rinj të Kosovës

Haxhiu pas betimit të 515 rekrutëve të FSK-së: Do ta mbështesim me buxhetin dhe legjislacionin e nevojshëm

Haxhiu pas betimit të 515 rekrutëve të FSK-së: Do ta mbështesim me buxhetin dhe legjislacionin e nevojshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën