TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha takohet me komisioneren Kos në Dublin: Shqipëria synon të ruajë ritmin e negociatave

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Hoxha takohet me komisioneren Kos në Dublin: Shqipëria synon të ruajë ritmin e negociatave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që po zhvillohet në Dublin.

Në fokus të bisedimeve ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dinamika aktuale e negociatave dhe perspektivat për avancimin e tyre.

Përmes një postimi në platformën X, Hoxha tha se Shqipëria do të vijojë të jetë e pranishme në çdo forum ku diskutohet zgjerimi i BE-së, me synimin për të paraqitur përparimin e vendit në procesin e integrimit.

“Kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Dublin. Nuk do të humbasim kurrë asnjë shans për të qenë të pranishëm kudo që flitet për zgjerimin, për të paraqitur modelin e Shqipërisë; dhe kudo që zgjerimi është në axhendë, Marta Kos është aty për ta çuar procesin përpara”, u shpreh Hoxha në postim.

Hoxha theksoi gjithashtu rëndësinë e vijimit të reformave dhe përmbushjes së angazhimeve të ndërmarra nga Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të zbatojmë reformat dhe angazhimet. Ne mbetemi plotësisht të përqendruar në punën përpara dhe të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave”, theksoi ministri.

Sipas tij, zgjerimi i Bashkimit Evropian lidhet me “meritën, momentum-in dhe rezultatin”, duke nënvizuar se Shqipëria është e gatshme për të avancuar në të treja këto drejtime.

📍Dublin — A pleasure to meet and catch up with European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, in the margins of the General Affairs Council, taking place during these two days in #Dublin.

We will never miss a chance to be present wherever there is talk about enlargement to… pic.twitter.com/8pxl4a1kvm

— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) September 3, 2026

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Lumi që derdhet në dy dete: a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

Lumi që derdhet në dy dete: a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

Lot krenarie, dy djemtë e veteranit të UÇK-së, ushtarë të rinj të Kosovës

Lot krenarie, dy djemtë e veteranit të UÇK-së, ushtarë të rinj të Kosovës

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagime të shumta – PDK s’flet për veprimet tjera

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagime të shumta – PDK s’flet për veprimet tjera

Dalin pamjet e rënda të natës kritike të therrjes me thikë dhe hedhjes nga vetura të Auron Thaqit

Dalin pamjet e rënda të natës kritike të therrjes me thikë dhe hedhjes nga vetura të Auron Thaqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën