TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet paraburgimi për tre të dyshuarit për pranim ryshfeti në sektorin privat në Mitrovicë

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, me inicialet H.K., A.G. dhe E.G., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 6 shkurt 2026, në objektin e Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, H.K., në cilësinë e instruktorit të një auto-shkolle, dhe A.G., ish-instruktor i kësaj auto-shkolle, kanë pranuar para në shuma të panjohura me qëllim që t’ua mundësonin kandidatëve kalimin e testit teorik për patentë-shofer.

Sipas kërkesës për paraburgim, të dyshuarit dyshohet se një kandidateje, me inicialet K.K., i kanë vendosur në rroba një pajisje-kamerë dhe i kanë dhënë një kufje në vesh, përmes të cilave i kanë treguar përgjigjet e sakta gjatë testit. E njëjta mënyrë, sipas Prokurorisë, dyshohet se është përdorur edhe me kandidaten A.D.

Ndërkohë, më 31 gusht 2026, H.K. dhe E.G., dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë pranuar para në shuma të panjohura, me qëllim që t’ua mundësonin kandidatëve A.R. dhe F.Z. kalimin e testit teorik për patentë-shofer.

Prokuroria pretendon se kandidates A.R. i është dhënë një këmishë e zezë me pajisje elektronike të montuar dhe një kufje, ndërsa kandidatit F.Z. një jelek i zi me pajisje elektronike dhe kufje. Ata dyshohet se janë udhëzuar që përmes këtyre pajisjeve të merrnin përgjigjet e sakta gjatë testimit.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre të dyshuarit, ndërsa seanca për shqyrtimin e masës së paraburgimit do të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm sipas ligjit deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Tags: mitroviceparaburgimryshfetSektori privatTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Tre të arrestuar pas bastisjeve në pesë lokacione në kuadër të aksionit ndërkombëtar kundër mashtrimeve online

Tre të arrestuar pas bastisjeve në pesë lokacione në kuadër të aksionit ndërkombëtar kundër mashtrimeve online

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Haaland nuk largohet nga City

Haaland mund të largohet nga City

Rënia e sistemit të Vuçiqit: Arrestime, dorëheqje dhe ndryshime të mëdha pas humbjes zgjedhore

Rënia e sistemit të Vuçiqit: Arrestime, dorëheqje dhe ndryshime të mëdha pas humbjes zgjedhore

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

“Dardanet” mësojnë kundërshtaret në Ligën e Kombeve

“Dardanet” mësojnë kundërshtaret në Ligën e Kombeve

Tre të arrestuar pas bastisjeve në pesë lokacione në kuadër të aksionit ndërkombëtar kundër mashtrimeve online

Tre të arrestuar pas bastisjeve në pesë lokacione në kuadër të aksionit ndërkombëtar kundër mashtrimeve online

Osmani në listën e Bayernit për Ligën e Kampionëve

Osmani në listën e Bayernit për Ligën e Kampionëve

Si t’i ruani dardhat siç duhet në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta më gjatë

Si t’i ruani dardhat siç duhet në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta më gjatë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën