Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se së bashku me presidenten e vendit, Justina Shiroka-Pula dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal në QKMF në Prishtinë.
Haxhiu ka thënë se vaksinimi ndihmon në uljen e rrezikut nga gripi dhe komplikimet që mund të shkaktojë, për të gjithë njerëzit.
“Me rënien e temperaturave, gripi përhapet më lehtë, ndërsa pasojat mund të jenë më të rënda për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Vaksinimi kërkon vetëm pak minuta dhe ndihmon në uljen e rrezikut nga gripi dhe komplikimet që mund të shkaktojë, për ne dhe për njerëzit përreth nesh”, ka thënë ajo.
Kryeparlamentarja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen, ngase sipas saj kujdësi për shëndetin është përgjegjësi e përbashkët./teve1.info/










