Mërgim Berisha nuk ka arritur të gjej veten nën urdhrat e trajnerit Jorge Jesus dhe iu dha mesazhi se “mund të gjesh një klub të ri”.
Futbollisti 24-vjeçar, i cili u diskreditua plotësisht pas transferimit të Joshua King, shkoi në vendin e tij Gjermani për të zhvilluar negociatat e transferimit. Berisha do të ulet në tavolinë me klubin nga Bundesliga, Mainzin, i cili prej pak kohësh është kërkues i shërbimeve të tij.
Sipas mediumit turk Fantatik, Manzi është gati të paguajë katër milionë euro për ish-reprezentuesin e ekipeve të moshave të Gjermanisë.
Megjithatë, Fenerbahce kërkon të shesë Berishën për të njëjtën shumë, për pesë milionë euro që pagoi sezonin e kaluar.
Ndryshe, sulmuesi luajti gjithsej 33 ndeshje gjatë sezonit të kaluar te Fenerbahce, ku shënoi 7 gola dhe bëri 3 asistime.