Tensionet në Kuvendin e Kosovës janë përshkallëzuar në një përplasje mes deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, dhe deputetes së Aleancës, Albana Bytyqi.
Gjatë përplasjes mes tyre ka pasur edhe shtyrje, ndërsa në pamjet nga vendi i ngjarjes dëgjohet Nagavci duke i thënë Bytyqit: “Mos më prek. Hjeke dorën”.
Në situatë është përfshirë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, i cili i ka kërkuar Bytyqit të “qetësohet”.
Përplasja ka ndodhur gjatë tensioneve të krijuara në Kuvend lidhur me zhvillimet rreth seancës konstituive./teve1.info/







