TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ramadani zëvendësohet përkohësisht nga Sermaxhaj te Drita

by teve1.info
2 orë ago
0
A A
Ramadani zëvendësohet përkohësisht nga Sermaxhaj te Drita

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, ka njoftuar për shkarkimin e Zekirija Ramadanit nga pozita e trajnerit.

Njoftimin për largimin e Ramadanit, Drita e ka bërë të ditur të martën. Në fakt, Ramadani ka ndërprerë punën e tij te Drita para katër ditësh. Ai u shkarkua të premten, ndërsa vetëm të martën Drita bëri të ditur largimin e trajnerit shkupjan.

“Ndërprejmë bashkëpunimin me kryetrajnerin Zekirija Ramadani. Klubi ynë shpreh mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë më shumë se dy vjetëve e gjysmë me trajnerin Ramadani. Bashkëpunimi ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe sukseset që arritëm së bashku do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë. Titujt kampion dhe arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi e punës kolosale që kemi bërë së bashku. FC Drita e falënderon Zekën për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë, duke besuar se rrugët që ndërtuam së bashku mund të na bashkojnë sërish në një moment tjetër”, shkruan në njoftimin e Dritës.

Ai kishte kontratë deri në verën e vitit 2027, dhe tani përkohësisht do të zëvendësohet nga Visar Sermaxhaj në krye të Dritës.

Ramadani e ka drejtuar Dritën drejt dy titujve rresht të kampionit të Kosovës dhe në kampanjën historike në Ligën e Konferencës.

Drejtimin e Dritës e mori në vitin 2023, pas aventurës në Arabinë Saudite te klubi Ohod.

Ai ka drejtuar edhe Egnatian, Prishtinën, Feronikelin, Shkupin, Trepçën ’89 dhe Flamurtarin.

Me katër prej pesë klubeve sa i udhëhoqi në Kosovë, ka fituar pesë tituj të kampionit. Pa trofe mbeti te Gjilani. Me 89-shin dhe Prishtinën e fitoi edhe Superkupën, ndërsa me Feronikelin e Drenasit tre trofetë.

Katër skuadrat kampione i ka udhëhequr edhe në garat evropiane. Rrugëtimin më të gjatë e ka me Dritën e Gjilanit, të cilën e udhëhoqi deri në plejof të fazës nokaut të Ligës së Konferencës. Në garën e tretë të UEFA-s për nga niveli, Drita është ende në garë.

Me fitoren e arritur të martën 2:1 ndaj ekipit të Maltës, Florianas, Drita kaloi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por fitoren e arriti vetëm pas vazhdimeve.

Drita ishte pa fitore në ndeshje përgatitore, e po ashtu në ndeshjet evropiane, pa llogaritur këtë të fundit pas vazhdimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trajneri Artiga flet për Dakun

Mirlind Daku me sukses i kalon testet mjekësore te Spartaku

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Pa oferta konkrete për Zhegrovën

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Ish-selektori i Kosovës pret 20 gola nga Muriqi te Fenerbahçe

Sigal Prishtina prezanton dy përforcime

Sigal Prishtina prezanton dy përforcime

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Dubravë të Istogut

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët më 10–12 gusht

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Moslirimi i Thaçit me kusht – avokatët thonë se është diskriminuese që Thaçit nuk iu pranua oferta për dorëzani

Vaj i palmës, qumësht pluhur, hirrë, përbërësit që nuk u deklaruan, gjetjet pas analizave të qumështit

Vaj i palmës, qumësht pluhur, hirrë, përbërësit që nuk u deklaruan, gjetjet pas analizave të qumështit

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën