Milani i ka arkëtuar tre pikët e plota të dielën mbrëma në ndeshjen që i takoi javës së pestë të Serie A.
Milani e mposhti në shtëpi Leccen me rezultatin bindës 3:0.
Christian Pulisiq e hapi serinë e golave në minutën e 14-të.
Për 2:0 realizoi mesfushori francez, Adrien Rabiot, në minutën e 61-të.
Golin e fundit e realizoi belgu Diego Moreira në minutën e 73-të.
Milani ka 11 pikë dhe e zë vendin e pestë. Lecce renditet në pozitën e 12-të me gjashtë pikë.











