TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria po shqyrton objekte të tjera për rrënim pranë resurseve ujore, radha e Batllavës e Badovcit

Pas rrënimit të 11 villave rreth Liqenit të Ujmanit, Ministria e Mjedisit ka paralajmëruar që fat të njëjtët, do të kenë edhe objektet ilegale përreth liqenit të Batllaves dhe Badocit. Ky paralajmërim i mirëprit nga ambientalistët.

by Teve1
2 muaj ago
3 0
A A

Ministria e Mjedisit po shqyrton objekte të tjera për rrënim pranë resurseve ujore.

Rrënimet filluan me 21 korrik përreth Ujmanit.

Këtë fat e patën 11 villat, e ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes “Ibër Lepenci”.

Por, shembja e objekteve ilegale përreth liqeneve, nuk pritet të ndodh vetëm në veriun e vendit.

Të njëjtin fat, mund ta kenë edhe ato pa lejë rreth liqenit të Badovcit dhe Batllavës.

Të paktën kështu ka paralajmëruar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Në kuadër të të njëjtit prioritet strategjik, po shqyrtohen me intensitet të lartë edhe kërkesat e tjera institucionale që lidhen me uzurpimet dhe ndërtimet pa leje sidomos rreth Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit, dy burime kyçe të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët tanë”, deklarojnë nga Ministria.

Por, çfarë ndikimi mund të kenë ndërtimet pa leje në afërsi të liqeneve?

Për këtë ceshtje foli ambientalisti Sami Makolli.

“Kjo dëmton cilësinë e ujit, pasi në të derdhen fekale, detergjent, mjete pastrimi, azot dhe fosfor. Si pasojë, krijohen alga, zvogëlohet niveli i oksigjenit në ujë, ngordhin peshqit, dëmtohet biodiversiteti dhe rrezikohet shëndeti publik. Rehabilitimi i këtyre zonave është më pas shumë i kushtueshëm”, tha Makolli.

Sipas tij, jo të gjitha ndërtimet përreth liqeneve mund të paraqesin problem.

“Ato zakonisht zhvillohen në bazë të planeve të qarta urbanistike, zonave të mbrojtura mjedisore dhe monitorimit të vazhdueshëm të projekteve që realizohen në ato zona. Pra, çështja nuk është domosdoshmërisht nëse duhet të lejohet apo jo ndërtimi. Ajo që është e rëndësishme është se ku duhet të lejohet të ndërtohet dhe në çfarë kushte urbanistike duhet të realizohet ai ndërtim”, pohoi ai.

Në fund, Ministria e Mjedisit, ka bërë të ditur se inspektorati I saj, po vijon identifikimin e plot objekteve ilegale përreth liqeneve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën