TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kamerat vërtetojnë, rreshteri u vra me planifikim” Prokuroria e bindur në fajësinë e të akuzuarve

Prokuroria është e bindur se rreshteri Muhamet Lika u vra në mënyrë të organizuar. Këtë, sot në seancë, prokurori Ismet Rrahmani tha se vërtetojnë edhe kamerat e sigurisë. Megjithatë të akuzuarit sërish e mohuan fajësinë. Sot u dhanë gjithashtu dy dëshmi të rëndësishme, ajo e bashkëshortes së Likës, dhe e komshiut që e gjeti rreshterin të plagosur para hyrjes banesore.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
1 0
A A

Që të gjashtë së bashku akuzohen se i ndihmuan ekzekutorit të mitur, Rejhan Belës, që ta vrasë rreshterin e policisë së Kosovës, Muahamet Lika.

Megjithatë, që të gjithë, Haki Bela, Rilind Murati, Edmond Lika, Vatan Çaka, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi, u deklaruan të pafajshëm në Gjykatë.

Ndaj të akuzuarit kryesor, Rejhan Bela, është duke u zhvilluar një procedurë e veçantë, për shkak se kur e kreu veprën penale ishte i mitur.

Njëri nga dëshmitarët që dëshmoi në seancën e sotme ishte Sabedin Laqi, banor i kompleksit banesor, në hyrje të së cilit u vra rreshteri Lika.

“Isha bo gati me flejt, se isha në ndërrimin e parë. Por i kom ni katër krisma. Tri kanë qenë përniher, njo ka qenë 3-4 sekonda ma vonë. Piskama ka qenë e madhe e ni personit. Ashtu qysh kam qenë me rroba të fjetjes, kom dal edhe pa vesh kpuca, pa kurgjo, kom dal poshtë deri te vendi i ngjarjes” , u shpreh Sabedin Laqi- dëshmitar.

Kur doli në vendngjarje, Laqi e pa të shtrirë në tokë tashmë të ndjerin, i cili u mundua që t’i tregoj se kush ishte autori i sulmit.

“Pasi e ka qelë gojën dhe e kom vërejt që ka plumb në trup në pjesën e gjoksit, e kom vet “Muhamet, kush” e kom afru krytë gati te goja edhe ka dashtë të përgjigjet, u mundu, po mushknitë iu kishin mbushë me gjak dhe i plasi gjaki gojës” , u shpreh dëshmitari Laqi.

Pas Laqit, dëshminë e saj e dha bashkëshortja e rreshterit, Violeta Mulaku.

“Kurrë s’ma kish marrë menja që fundi i Muhametit do të jetë kështu, se s’ka pas fjalë me askënd” , tha Violeta Mulaku –bashkëshortja e policit të vrarë.

Pak ditë para vrasjes, Mulaku tregoi një bisedë shqetësuese të cilën e bëri me të ndjerin.

“Tri katër ditë para vrasjes, ishim t’u kthy nga qyteti për në banesë bashkë me Muhametin dhe unë i them se çka kanë këta që po rrijnë shumë grumbull. Ai ma kthen “Për çudi shumë janë t’u nejt. Diçka ka me kris, po çka nuk e di” , tha ajo.

Koordinimin mes të mitur Rejhan Bela dhe të akuzuarve të tjerë, i theksoi në fjalën e tij edhe prokurori Ismet Rrahmani.

Madje, për këtë ai tha se ka edhe incizime të kamerave të sigurisë.

“Duke u bazuar në videoincizimet, do të vërtetëohet se të pandehurit në bashkëkryerje duke ndërmarrë veprime të caktuara, kanë qenë pjesëmarrës duke e ndihmuar të miturin, Rejhan Bela” , tha Ismet Rrahmani –prokuror i rastit.

Të gjitha hetimet, prokurori deklaroi se dërgojnë vetëm në një drejtim.

“Konsiderojmë se provat materiale, dëshmitë e dëshmitarëve do t’i japin përgjigje kësaj pyetje, së këtu nuk kishte asgjë të rastësishme e spontane, por kishte parapërgatitje që në fund të kryhet vrasja e rreshterit Muhamet Lika” , u shpreh Rrahmani.

Megjithatë, gjithë këto akuza, për mbrojtjen e të akzuuarve janë të pabazuara.

“Fakti se i akuzuari është parë nga kamerat e sigurisë në lokacione të ndryshme, nuk e bëjnë atë përgjegjës për veprën penale”, tha Urim Bajraktari – avokat i Haki Belës

“Prokuroria nuk ka treguar se nga kush është planifikuar, si është realizuar, kush ka ekzekutuar dhe rolin e secilit prej të akuzuarve” , tha Musa Konxheli –avokat i Rilind Muratit.

“Nuk paraqitet asnjë provë apo dëshmi që e përfshin të mbrojturin tim në këtë vepër penale”, tha Ngadhnjim Rudi – avokat i Vatan Çakës.

“Në këtë akuzë nuk janë përmbushur as kriteret minimale për bashkëkryerje”, u shpreh Shpëtim Vishi – avokat i Edmond Likës.

“Rasti do të përfundojë me lirimin e Shkëlqim Kuka”, Kastriot Zenuni – avokat i Shkëlqim Kukës

“Nuk ka asnjë bazë ligjore se i mbrojturi im i ka dhënë ndihmë Rejhan Belës pas kryerjes së veprës penale” Fehmie Bytyqi – avokate e Diamant Gashit

Gjyqi do të vazhdojë në muajin shtator, ku do të dëgjohen edhe disa nga dëshmitarët e tjerë të rastit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyqi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj, Policia gjobitë dy shoferët

Gjendet një 38-vjeçar pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

BE kërkon të mos ushtrohet ndikim ndaj KGJK-së në vendimmarrje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën