TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Momente dramatike në rrugën A pronari e rrezikon jetën, nuk e lejon rrënimin e shtëpisë

Komuna e Prishtinës ka tentuar të rrënojë të martën shtëpinë e familjes Maxhuni e cila gati është shembur. Por kjo u pamundësua nga pronari i shtëpisë i cili vendosi të hyjë brenda duke rrezikuar jetën. E gjithë ngjarja e cila zgjati për disa orë përfundoi me shoqërimin e pronarit në stacionin policor.

by Doresa Geci
4 muaj ago
1 0
A A

Shtëpia iu mbeti e pa banueshme për më shumë se një vit.

E gjendja e saj, të martën aktivizoi organet e rendit.

Në mesditë, këtu u panë ekipet nga Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Kjo meqë këta të fundit dhanë urdhër për rrënimin e shtëpisë së familjes Maxhuni.

Por, kundër kësaj, foli kryefamiljari, Faruk Maxhuni.

Ky i fundit, refuzoi të dilte nga shtëpia, për ta lejuar shembjen e saj.

“Thuj Përparim Ramës të ma paguan dëmin edhe unë dal prej shtëpie si nuk dal e jo me ardh me ma rrënu shtëpinë që kam rrënu që 30 vite”, ka thënë Maxhuni.

Sipas familjes Maxhuni, shtëpia deri në këtë gjendje, erdhi pas punimeve në rrugën “A”.

Investimin prej tri dekadash, Faruku zgjodhi ta mbrojë përkundër rrezikut.

Kjo situatë, alarmoi familjarët.

“Kqyr bagerin ku e keni pru atje tek rrethi… Shqipja : O Faruk pash Zotin e madh….Unë jam në shpi temin. Ju me keni bërë dëm komuna, jo une.  Faruk dil poshtë edhe nuk mundet me hi bageri prej poshti”, ka thënë tutje Maxhuni.

Që jeta e kryefamiljarit të mos rrezikohej ekipe e komunës e të policisë vendosën të largohen.

Kjo bëri që edhe Faruku të dal nga shtëpia.

Familjarët thonë se kërkesa e tyre është që shtëpia të vlerësohet, meqenëse sipas tyre komuna ka vendosur të mos kompensoj gjë nga dëmi i shkaktuar.

“Nuk kemi ku shkojmë, ne kemi mbet rrugëve më qira nuk kemi ku shkojmë as unë as bashkëshorit as fëmijët e mijë. Veç kompensua meqenëse dëmi ka ardhur prej tyre dhe kompensimeve duhet me ardh prej tyre”, u shpreh Berisha Maxhuni.

E për këtë shtëpi mbi 500 metra, familja Maxhuni thonë se kanë investuar mbi 500 milionë euro.

“Gjatë gjithë jetës që kam punuar dhe kam investuar këtu mbi gjysmë milioni euro, nuk po tham tani por në atë kur është bërë. Ata çdo ditë kur prononcohen thojnë që është tokë komune, unë kam luftuar prej vitit 2003 mu kanë shëtit dokumentacionet  nëpër komunë nuk ka marrë masa kërrkush. Në vitin 2022 me pat kthy një përgjigjë që është në pritje, por pavarësisht asaj që është në pritje është tjetëresu toka në vitin 2024”, u shpreh tutje Berisha Manxhuni.

E pas më shumë se një orë ekipe e policisë së bashku më inspektorë komunale u kthyen sërish.

Pasi kërkuan përforcime, këtu erdhën edhe zjarrfikësit.

Krejt në fund, policia arriti ta bind Farukun të largohet nga shtëpia.

Ndërsa ky i fundit u shoqërua në stacionin policor për deklarim.

Për krejt këtë situatë, Tëvë1 ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga Komuna e Prishtinës.

Por këta të fundit, të martën nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe të premten, tëvë 1 kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën