TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndërprerje të shpeshta të rrymës, fabrika në Vushtrri thotë se u shkaktuan për një javë 10 mijë euro dëme

Ani pse konsumi i energjisë ka rënë në sezonin e verës shumë qytetet ditëve të fundit po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike. E kjo u ka shkaktuar dëme shumë bizneseve në vend. Një nga fabrika e prodhimit të dyerve dhe dritareve në Vushtrri thotë së brenda një javë kanë humbur afër 10 mijë euro nga ndërprerje e pa-paralajmëruar të energjisë.

by Doresa Geci
18 orë ago
0 0
A A

Prodhimi i dyerve dhe dritareve është puna që bënë kjo fabrikë në Vushtrri.

Por kërkesat të cilat i ka brenda dhe jashtë Kosovë nuk po mund të realizojë ashtu siç ka planifikuar.

E gjithë kjo për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike gjatë javës së fundit.

Këto ndërprerje, sipas menaxherit, po u shkaktonjnë dëme të mëdha kësaj fabrike.

“Telashe kemi pasur tërë javën dhe tani procesin e punës po na dëmton sepse e kemi gjatë saldimit se kur ndërpritet rryma dritarja dëmtohet nëse ndalet rryma. Vlera është kogja e madhe se kjo është makinë e prodhimit diku vlera shkon afër 10 mijë euro brenda një jave. Qitu bëhet saldimi i komplet dritares katër kokshe përnjëherë e ka temperaturën e njëjtë si të ndalet rryma dëmtohet dritarja se ajo më nuk është funksionale”, ka thënë Haradinaj .

Nga komunikimet që kanë pasur me KEDS i është thënë se e gjithë kjo po ndodhë për shkak të punimeve në rrjet.

E nga kjo kompani kanë një kërkesë.

“Ndërprerje ka pasur prej tetëve deri në 12 ka ardhur 20 minuta e tani apet deri në katër nuk ka pasë në qatë kohë sa kemi mund me punu dhe pastaj na ka ndërpre pastaj ka mbet procesi në gjysmë. Kërkesa jon është të paktën te kemi një paralajmërim më herët që ka ndërprerje që më qenë të përgatit ne”, theksoj Haradinaj.

E me ndërprerje të energjisë elektrike po përballen edhe shumë qytete të tjera.

Për këtë, shumë ankesa erdhën edhe në Dhomën e Tregtisë.

“Në dy tre javë e fundit në çdo vizitë që e kemi bërë, kemi marrë ankesa të shumta për reduktime dhe goxha të gjata të energjisë elektrike. Për një biznes çuditë nëse është konsumator me tarifa të rregulluara apo në treg të lirë është një humbje kolasiale dhe një rritje e kostos të prodhimit në Kosovë pastaj.Pastaj ka biznese që kanë të pamundur më mbulu gjithë kërkesën me gjenerator”, u shpreh Ahmeti.

Prandaj nga Dhoma e Tregtisë kërkojnë auditim të punës që po bëhet në teren.

“Ka nevojë me pas një auditim  të pavarur për të gjitha investimet që po thotë KEDS-i edhe që po thotë KOSTT që i ka bërë në rrjetin e energjetike. Pra derisa po vazhdojnë këto investime ne dëshirojmë me pa. Askush nuk po jep një përgjigje të qartë se pse po ndodhin këto reduktime”, ka përfunduar Ahmeti.

Për këtë cështje, TËVË1 ka dërguar pyetje edhe në KEDS.

Por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Duart larg nga pronat e Universitetit të Prishtinës”, Hajrullahu kërkon lirimin e objektit në Mitrovicën e Veriut

​“Duart larg nga pronat e Universitetit të Prishtinës”, Hajrullahu kërkon lirimin e objektit në Mitrovicën e Veriut

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Presidenca sqaron shpenzimet zyrtare të Haxhiut nga prilli deri në qershor

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Pronari reziston rrënimin e shtëpisë së shembur në Prishtinë, qëndron në ballkon

Në pikë kalimin kufitar në Jarinjë qarkullimi po zhvillohet pa problem

Rriten pritjet në kufi, kolona deri në 500 metra në Jarinje

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Vdes një 52-vjeçar në një vetaksident në Suharekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën