Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka autorizuar Sekretariatin e Përgjithshëm të partisë që të nisë procedurat për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së, pas verifikimit të nënshkrimeve të dorëzuara për këtë proces.
Abdixhiku bëri të ditur se, pasi të përfundojë verifikimi i nënshkrimeve, do të caktohen data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit.
“Kam autorizuar Sekretariatin e Përgjithshëm që të nisë menjëherë procedurat për mbajtjen e këtij Kuvendi. Pas verifikimit të nënshkrimeve do të caktohet data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit”, ka deklaruar Abdixhiku.
Kreu i LDK-së u shpreh gjithashtu se, për shkak të këtyre zhvillimeve brenda partisë, nuk do të angazhohet më në procesin e formimit të institucioneve të reja.
“Për shkak të këtyre zhvillimeve, nuk mund të angazhohem tutje për formimin e institucioneve”, ka thënë Abdixhiku.
Postimi i plotë:







