TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dyshime për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, mbi 100 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor

Mbi 100 qytetarë që nga e hëna e deri më sot ndihmë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në QKMF në Han të Elezit mbi dyshimet e helmimit nga ushqimi, por edhe virozave. E kjo dhe jo vetëm bëri që shumë qytetarë të trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK. Ku nga 31 sa janë trajtuar 11 prej tyre rezultuan pozitiv në bakterin Salomonela.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

31 persona me simptoma helmimi ju drejtuan Klinikës Infektive.

Simptomat si të vjella, diarre, temperatura e lartë, dhe dhimbje  të forta barku shtyu qytetarët që të kërkojnë ndihmë mjekësore.

E që nga e hëna e deri më sot në Klinikën e Infektives janë duke u trajtuar pesë persona nga Hani i Elezit.

“Gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik 2026, ndihmë mjekësore urgjente në këtë klinikë kanë kërkuar rreth 30 persona. Pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste kanë rezultuar pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis. Në kuadër të këtyre rasteve, gjatë kësaj periudhe treditore janë pranuar edhe pesë pacientë nga komuna e Hanit të Elezit me simptoma të ngjashme. Sipas deklaratave të vetë pacientëve, numri i personave që kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion dhe që dyshohet se mund të jenë helmuar është më i madh”, ka njoftuar QKUK-ja.

Kurse që nga e hëna e deri më sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit pranuan trajtim mjekësorë  mbi100  persona me simptoma të tilla.

“Rastet e para të dyshimta kanë filluar që nga data 12 korrik nga ora 16:00 ku fluksi më i madh i pacientëve ka qenë rreth orës 20:00 deri në ora 04:00. Janë dyshimet e para sepse pacientët janë deklaruar që nga ushqimi, mirëpo ne si institucion kemi marr masat e nevojshme e kemi njoftuar IKSHPK- në ku bashkë me Inspektoratin kemi pasur inspektime në teren ku kanë marr mostrat në dy qendra që dyshohet të jetë bërë helmimi. Por jo vetëm nga helmimi kemi pasur raste kur pacientët kanë ardhur vetë nga shtëpitë e tyre, jo nga ushqimi por thjeshtë nga temperaturat e larta edhe çështja e virozëve”, ka thënë Kuka-Hasallari.

Për këto raste të dyshimta për helmimi nga ushqimi nga Policia treguan se dy pronarë të lokaleve do të intervistohen në Han të Elezit.

Nga QKUK kanë rekomanduar që të shmangen ushqimet e shpejta si dhe të kërkohet ndihmë mjekësorë menjëherë në raste se pas konsumimit të ushqimit shfaqen simptomat e lartcekura.

Ndryshe kujtojmë se një rast i tillë i helmimit ditë më parë u paraqit edhe nga ushqimi i konsumuar në një nga fast food-it në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Unë përfaqësoj veten, jo institucionin” – Mehmeti i përgjigjet kritikave për pjesëmarrje në protestë në Tiranë

“Unë përfaqësoj veten, jo institucionin” – Mehmeti i përgjigjet kritikave për pjesëmarrje në protestë në Tiranë

Pa prova e fakte, Simiq përsërit narrativat e Beogradit karshi Kosovës – akuzon BE-në

Pa prova e fakte, Simiq përsërit narrativat e Beogradit karshi Kosovës – akuzon BE-në

Mehmeti: Mendësia e ministres serbe nuk më befason, serbët e kanë lidhur lumturinë me ekzistencën e shqiptarëve

Mehmeti: Mendësia e ministres serbe nuk më befason, serbët e kanë lidhur lumturinë me ekzistencën e shqiptarëve

Kërkohet shkarkimi i Abdixhikut, në LDK dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm

Protesta hyn në ditën e 46-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Emisioni “Këndi i Kimit” 15.07.2026

Emisioni “Këndi i Kimit” 15.07.2026

Rashiq dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Rashiq dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën